KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vrasja me thikë në Prizren, eksperti thotë se i akuzuari nuk vuan nga ndonjë çrregullim mendor
Siguri

Vrasja me thikë në Prizren, eksperti thotë se i akuzuari nuk vuan nga ndonjë çrregullim mendor

Kosova News
Kosova News 18:58 -19/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Nuk kemi vërejtur ndonjë çrregullim të shëndetit mendor-kronik te i akuzuari Haxhi Selmanaj.

Ky është konstatimi i ekspertit të psikiatrisë, Jeton Zogaj nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike të Kosovës në seancën e së enjtes ndaj Selmanajt që po akuzohet se më 2020 në lagjen Tusuz të Prizrenit e kishte therur për vdekje me thikë të ndjerin E.K.

“Ne si ekip vlerësues nuk e kemi vërejtur ndonjë çrregullim të shëndeti mendor-kronik tek i akuzuari”, ka thënë eksperti Zogaj në seancën e mbajtur në Gjykatën Themelore në Prizren.

Ai ka thënë se sikur të kishin dilema apo mendime rreth një diagnoze ndaj të akuzuarit do ta kishin përshkruar edhe në ekspertizën me shkrim të 23 qershorit 2023.

Megjithëkëtë, Zogaj ka thënë se në ekspertizë është konstatuar se i akuzuari në momentin e kryerjes së veprës penale ka qenë në gjendje të kuptojë rëndësinë e veprës dhe ka qenë në gjendje të kontrollojë veprimet.

Zogaj ka thënë se gjatë përpilimit të ekspertizës nuk e kanë poseduar dokumentacionin e Qendrës së Shëndetit Mendor në Prizren ngase nuk kanë qasje në to, por se kanë poseduar dosjen gjatë trajtimit në paraburgim.

Vërejtje në deklarimet e ekspertit Zogaj ka paraqitur mbrojtësi i të akuzuarit Selmanaj, avokati Esat Gutaj, me arsyetimin se eksperti nuk ka përdorur dokumentacionin nga Qendra e Shëndetit Mendor në Prizren gjatë përpilimit të eskpertizës.

Sipas tij, ekipi psikiatrik nuk ka sqaruar arsyen pse mjeku Imet Poniku e ka trajtuar në Qendrën e Paraburgimit në Prizren me medikamente të çrregullimit mendor.

Gutaj ka propozuar që të angazhohet një grup i ri i ekspertëve, mirëpo këtë propozim e ka refuzuar kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Teuta Krusha, me arsyetimin se nuk ekzistojnë dy ekspertiza me mendime të kundërta, ngase Imet Poniku është dëgjuar në cilësinë e dëshmitarit e jo në cilësinë e ekspertit.

Pas kësaj, seanca e sotme është ndërprerë, kurse ajo e radhës është caktuar të mbahet më 16 janar 2023.

Haxhi Selmanaj akuzohet se më 26 janar 2020 në lagjen Tusuz në Prizren kishte goditur për vdekje me thikë afër zemrës të ndjerin E.K. Fillimisht, sipas aktakuzës, Selmanaj kishte pasur konflikt fizik me vëllain e viktimës, Z.K. Kështu, ai ngarkohet për “vrasje” dhe për posedim pa leje të thikës, e cila ishte sekuestruar nga Policia në vendin e ngjarjes, raporton betimiperdrejtesi.

Gjithashtu lexoni:

I kërkuar nga shteti dhe ndërkombëtarët, Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgimin e të dyshuarit për disa vepra penale

​Bëri deklarim të rrejshëm për krimet në Zubin Potok, “dëshmitari” nga Zupçi ndalet 48 orë

Kaçanik: Një grua shpëtohet nga zona e rrezikshme falë ndërhyrjes së policisë dhe zjarrfikësve

Muja: Në mostrat e qumështit UHT të “Vitës” është konstatuar prania e vajit të palmës dhe qumështit pluhur

Prokuroria njofton se hetimet për mbetje mortore në Zubin-Potok po vazhdojnë në lokacionin e tretë

Kosova News 19/10/2023 19/10/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
33°C
Pristina
scattered clouds
33° _ 32°
24%
3 km/h
Wed
32 °C
Thu
33 °C
Fri
35 °C
Sat
34 °C
Sun
34 °C

Lajmet e Fundit

Përfundon takimi i dytë mes Kurtit e Abdixhikut, ende s’ka marrëveshje
17:53 -05/08/2026
Ministrja Pacolli dorëzon tri lëndë në Prokurorinë Themelore për hetim lidhur me dyshimet për keqpërdorim të pronës publike
17:20 -05/08/2026
Abdixhiku flet pas takimit të GP, tregon se a do të ketë sot takim me Kurtin
16:07 -05/08/2026
Aliu pas intervistimit në Prokurori: Kam vepruar në përputhje me ligjin, ndihem i lehtësuar
15:32 -05/08/2026
Kurti përuron rrugën Shipashnicë–Desivojcë–Terstenë, investim 3.2 milionë €
15:17 -05/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?