KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Muja: Në mostrat e qumështit UHT të “Vitës” është konstatuar prania e vajit të palmës dhe qumështit pluhur
Siguri

Muja: Në mostrat e qumështit UHT të “Vitës” është konstatuar prania e vajit të palmës dhe qumështit pluhur

Kosova News
Kosova News 16:14 -04/08/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja, deklaroi se analizat e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) kanë konstatuar se në disa mostra të qumështit UHT të qumështores Vita është gjetur vaj palme, ndërsa në mostra të tjera edhe qumësht pluhur.

Sipas tij, produktet do t’i nënshtrohen procedurave të parapara me ligj dhe kompania është e obliguar të bashkëpunojë me AUV-në për të sqaruar të gjithë zinxhirin e përgjegjësisë.

Muja, duke iu përgjigjur pyetjes nëse bëhet fjalë konkretisht për qumështin e Vitës, tha se konstatimet janë bërë në mostrat e qumështit UHT.“Pa asnjë fije dyshimi. Qumështorja Vita është konstatuar në disa mostra që përmban, ka plasuar në treg produkte të cilat janë marketuar, trajtuar si qumësht, por në esencë përmbajnë vaj palme dhe në rastet e tjera edhe qumësht pluhur. Pra, kjo është e tëra”, tha ai.

Muja sqaroi se produktet fillimisht do të vendosen nën monitorim, ndërsa më pas do të zhvillohen procedurat ligjore për të identifikuar përgjegjësit.“Komunikimi zyrtar edhe individual i AUV-it është se ato produkte fillimisht do të vendosen në monitorim edhe në bazë të ligjit duhet t’i nënshtrohen monitorimit të tyre, por ajo çfarë dimë ne në bazë të mostrave por edhe në bazë të të gjithë rregullave e dokumentacioneve për çka është importuar vaj i palmës dhe qumështi pluhur. Edhe në qumësht. Në qumësht UHT që shitet në treg. Në këto mostrat e qumështit, janë gjetur katër-pesë mostra, po ashtu është. Po, po, këto konstatime individuale fillimisht i bën, është thirrur. Dhe pastaj në bashkëpunim në bazë të ligjit për ushqim, nenit 20 deri në 28, ata janë të detyruar me bashkëpunuar me AUV-in për të konstatuar, për ta gjetur krejt procesin nga ka ardhur. Pastaj, kush ka qenë përgjegjës që e ka lejuar këtë?

Në bazë të ligjit, drejtori i kompanisë është përgjegjës për sigurinë e cilësisë. Kush ka ditur për këtë proces? Çdo person dhe çdo lëshim do të trajtohet sipas ligjit. Edhe ligji i parasheh këto. Ju lutem, nuk është çështja a bëjmë ne një debat të tillë. Çështja është si të korrigjojmë këto probleme. Është konstatuar përtej dyshimit të bazuar që në qumështoren Vita, Abrazen a si do që quhet, është përdorur në mënyrë të vazhdueshme në disa mostra të konstatuara, vaj palme, por në mostrat e tjera edhe qumësht pluhur”, tha ai.

Gjithashtu lexoni:

Prokuroria njofton se hetimet për mbetje mortore në Zubin-Potok po vazhdojnë në lokacionin e tretë

Dy persona theren me thikë, të dyshuarit në arrati në Pejë

Tentoi të ikte në Serbi, arrestohet i kërkuari për tentim vrasje e fajde

Pritjet më të gjata te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë

Policia në Shtime gjen dhe sekuestron substancë narkotike

Kosova News 04/08/2026 04/08/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
33°C
Pristina
clear sky
33° _ 31°
23%
2 km/h
Tue
33 °C
Wed
34 °C
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
35 °C

Lajmet e Fundit

Përurohet rehabilitimi i kanalit të Ibër-Lepencit prej 18 milionë euro, Kurti: Investim strategjik për mbrojtjen e kanalit dhe sigurinë ujore të vendit
16:37 -04/08/2026
Prokuroria njofton se hetimet për mbetje mortore në Zubin-Potok po vazhdojnë në lokacionin e tretë
15:50 -04/08/2026
Kurti: Kosova gati për një ngjarje historike sportive
13:28 -04/08/2026
Stradner: Serbia nxit tensione me Kosovën, OSBE të mos mblidhet në Serbi
12:40 -04/08/2026
Dy persona theren me thikë, të dyshuarit në arrati në Pejë
12:12 -04/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?