KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » I kërkuar nga shteti dhe ndërkombëtarët, Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgimin e të dyshuarit për disa vepra penale
Siguri

I kërkuar nga shteti dhe ndërkombëtarët, Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgimin e të dyshuarit për disa vepra penale

Kosova News
Kosova News 12:13 -05/08/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Prokuroria Themelore në Prizren njofton se ka paraqitur në Gjykatën Themelore në Prizren kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit E.R., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer disa vepra penale dhe ekzistimit të kushteve ligjore për caktimin e kësaj mase.

I pandehuri E.R. ka qenë në kërkim mbi bazën e dy urdhërarresteve aktive, si dhe ndaj tij kanë qenë të lëshuara letër-rreshtim vendor dhe ndërkombëtar, të nxjerra nga gjykata kompetente me kërkesë të Prokurorisë.

Kërkesa për paraburgim është paraqitur lidhur me procedurat penale që zhvillohen ndaj të pandehurit për veprat penale “Detyrimi”, “Privimi i kundërligjshëm i lirisë”, si dhe “Frikësimi gjatë procedurës penale në vazhdimësi”.

Përveç procedurës penale për të cilën është paraqitur kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurit E.R., janë në zhvillim edhe procedura të tjera penale në Prokurorinë Themelore në Prizren, përkatësisht në Departamentin për Krime të Rënda dhe Departamentin e Përgjithshëm, si dhe në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës. Këto procedura kanë të bëjnë me dyshimet për kryerjen e veprave penale “Vrasja e rëndë e mbetur në tentativë”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, duke përfshirë edhe veprën penale “Kanosja” drejtuar ndaj zyrtarëve shtetëror.
Prokuroria vlerëson se në këtë fazë të procedurës penale ekzistojnë kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, duke marrë parasysh se i pandehuri ka qenë për një kohë të gjatë i pakapshëm për organet e drejtësisë, ka qenë subjekt i urdhër arresteve dhe letër-rreshtimit vendor e ndërkombëtar, si dhe ekziston rreziku i ikjes dhe i pengimit të zhvillimit të procedurës penale.

Prokuroria Themelore në Prizren deklaron se mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit, forcimin e sundimit të ligjit dhe sigurimin që secili person i dyshuar për kryerjen e veprave penale të përgjigjet para organeve të drejtësisë.

Gjithashtu lexoni:

​Bëri deklarim të rrejshëm për krimet në Zubin Potok, “dëshmitari” nga Zupçi ndalet 48 orë

Kaçanik: Një grua shpëtohet nga zona e rrezikshme falë ndërhyrjes së policisë dhe zjarrfikësve

Muja: Në mostrat e qumështit UHT të “Vitës” është konstatuar prania e vajit të palmës dhe qumështit pluhur

Prokuroria njofton se hetimet për mbetje mortore në Zubin-Potok po vazhdojnë në lokacionin e tretë

Dy persona theren me thikë, të dyshuarit në arrati në Pejë

Kosova News 05/08/2026 05/08/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
20° _ 18°
64%
1 km/h
Wed
34 °C
Thu
32 °C
Fri
35 °C
Sat
34 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

MINTI zgjeron kapacitetet e Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut
12:50 -05/08/2026
Dy kosovarë arrestohen në Shkup, iu gjetën para të falsifikuara në vlerë prej 230 mijë eurosh
11:43 -05/08/2026
Hapet thirrja për aplikim për Pagesat Direkte 2026 në Komunën e Podujevës
11:02 -05/08/2026
MIT: Vazhdojnë investimet në Prishtinë, 9 milionë për tri projekte rrugore
11:00 -05/08/2026
​Bëri deklarim të rrejshëm për krimet në Zubin Potok, “dëshmitari” nga Zupçi ndalet 48 orë
10:36 -05/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?