KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shqetësuese konsiderohet hedhja poshtë e kallëzimeve penale për rastet e korrupsionit
Siguri

Shqetësuese konsiderohet hedhja poshtë e kallëzimeve penale për rastet e korrupsionit

Kosova News
Kosova News 22:40 -20/06/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Afër 70 për qind e kallëzimeve penale për vepra të korrupsionit janë hedhur poshtë ose kanë pushuar hetimet nga ana e prokurorëve.


Shumë thirrje janë bërë vazhdimisht drejt sistemit prokurorial për hetimin e rasteve të korrupsionit e krimit të organizuar, por sipas një raporti që vet e kanë prezantuar del se më shumë se gjysma e kallëzimeve penale që kanë ardhur për këto raste ose janë hudhur poshtë ose kanë pushuar për to hetimet.

Këto diskutime janë bërë në mbledhjen e Këshillit Prokurorial të Kosovës ku u prezantua raporti vjetor i 2023-s në nivel vendi.


Aty del se vetëm në 29 për qind të rasteve ka pasur ngritje të aktakuzës për vepra penale të korrupsionit.
Prokuroritë gjatë 2023 kanë procedura raste për 982 persona të përfshirë në vepra penale të grupit të korrupsionit, për 68% apo 667 persona janë hudhur kallëzimi penal ose pushuar hetimet ndërsa për 29% apo 287 persona është ngritur aktakuzë pas zhvillimit të hetimeve kemi një numër të madh të të hudhjeve dhe pushimit të hetimeve.”, ka deklaruar Arben Ismajli – Anëtar i komisionit për hartimin e raportit.


Kjo sipas ish kryesuesit të KPK-së, Jetish Maloku kërkon angazhimin më të madh të tërë sistemit prokurorial.


“Për neve kjo duhet të jetë, ne e kemi biseduar edhe në raportin që kemi pasur për vitin 2023 kjo është vërtet shqetësuese, dyfish numri më i madh i hudhjes dhe pushimit të hetimit nuk tregon shumë rezultate për këtë lëndë.”, ka deklaruar Maloku.


Gjetje tjetër e këtij raporti ishte edhe se disa nga kallëzimet penale janë të regjistruara dy herë.


“Dmth nëse një kallëzim penal është paraqit prej policisë ose subjekteve të tjera, është e regjistruar në Prishtinë e është bartur në regjione të tjera e është regjistruar 2 herë kemi 153 raste me 305 persona.”, ka deklaruar Ismajli.


Në këtë mbledhje u miratua edhe raporti që përmban kërkesat buxhetore për vitin e ardhshëm, e që kërkon rritje e numrit të prokurorëve, stafit mbështetës e mbrojtësve të viktimave.


“Jemi dëshmitar këtu ne që fatkeqësisht deri më tani nuk janë plotësuar kërkesat tona buxhetore, mbetemi me shpresë së kësaj radhe kjo kërkesë e formuluar në mënyrë profesionale dhe mund të them kërkesë modeste sepse nuk kemi asgjë shpenzim të lluksit por kemi numër të stafit e prokurorëve që është e domosdoshme.”, ka deklaruar Veton Shabani – anëtar i KPK-së.


Këshilli Prokurorial ka vendosur që tash e tutje të publikojë të redaktuara vendimet disiplinore për prokurorët por edhe vlerësimin e performancës së tyre.


Në mbledhjen e sotme është betuar edhe anëtari i 12-të i KPK-së, që është Mustafë Nuhiu nga Oda e Avokatëve, raporton RTVD.

Gjithashtu lexoni:

I kërkuar nga shteti dhe ndërkombëtarët, Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgimin e të dyshuarit për disa vepra penale

​Bëri deklarim të rrejshëm për krimet në Zubin Potok, “dëshmitari” nga Zupçi ndalet 48 orë

Kaçanik: Një grua shpëtohet nga zona e rrezikshme falë ndërhyrjes së policisë dhe zjarrfikësve

Muja: Në mostrat e qumështit UHT të “Vitës” është konstatuar prania e vajit të palmës dhe qumështit pluhur

Prokuroria njofton se hetimet për mbetje mortore në Zubin-Potok po vazhdojnë në lokacionin e tretë

Kosova News 20/06/2024 20/06/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
33°C
Pristina
scattered clouds
33° _ 32°
24%
3 km/h
Wed
32 °C
Thu
33 °C
Fri
35 °C
Sat
34 °C
Sun
34 °C

Lajmet e Fundit

Përfundon takimi i dytë mes Kurtit e Abdixhikut, ende s’ka marrëveshje
17:53 -05/08/2026
Ministrja Pacolli dorëzon tri lëndë në Prokurorinë Themelore për hetim lidhur me dyshimet për keqpërdorim të pronës publike
17:20 -05/08/2026
Abdixhiku flet pas takimit të GP, tregon se a do të ketë sot takim me Kurtin
16:07 -05/08/2026
Aliu pas intervistimit në Prokurori: Kam vepruar në përputhje me ligjin, ndihem i lehtësuar
15:32 -05/08/2026
Kurti përuron rrugën Shipashnicë–Desivojcë–Terstenë, investim 3.2 milionë €
15:17 -05/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?