Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht vëllain e tij.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 10:30 në fshatin Dubovik, në Deçan.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht vëllain e tij. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raport.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë deri në marrjne e një vendimi tjetër nga organet e drejtësisë.


