Një qytetar në Ferizaj ka raportuar në Polici se derisa ishte duke drejtuar veturën e tij në mbrëmjen e të shtunës, një person e ka ndaluar në rrugë dhe duke e mbajtur dorën në brez e ka urdhëruar të dalë nga vetura dhe ia ka vjedhur atë.
Policia e Kosovës ka thënë se është duke e hetuar rastin, që pretendohet se ka ndodhur në rrugën “Kemajl Hetemi” në Ferizaj.
“Rr. Kemajl Hetemi, Ferizaj 14.10.2023-22:30 . Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se deri sa ishte duke drejtuar veturën e tij, e ka ndaluar i dyshuari mashkull i cili duke e mbajtur dorën në brez e ka urdhëruar që të dal nga vetura me ç’rast ia ka marrë veturën dhe është larguar. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë.


