Policia e Kosovës ka sekuestruar gjashtë armë zjarri në rajonin e Prishtinës gjatë javës së kaluar.
Kjo është bërë e ditur nga Policia e Kosovës përmes një njoftimi.
Përveç sekuestrimit të armëve, bëhet e ditur se gjatë javës së kaluar Policia në rajonin e Prishtinës ka realizuar 136 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 27 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime etj.
“Konform urdhëresave, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, në njoftim thuhet se në po të njëjtën periudhë kohore, kanë rezultuar me shqiptimin e 3069 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor.


