Një muaj më parë KosovaNews raportoi se ka disa muaj që ka filluar të bëhet një mbindërtim në njërën nga ndërtesat në kompleksin e banesave të “Ballkanit” në qytetin e Suharekës.
Lidhur me këtë, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj njoftoi se tanimë kjo komunë ka vepruar institucionalisht dhe është duke u vepruar sipas procedurave të parapara me ligj.
“ Ndërtimet pa leje nuk kalojnë dhe askush nuk është mbi ligjin”, ka thënë Muharremaj.
Sipas burimeve të KosovaNews, pronari i cili ka bërë mbindërtimin, është pajtuar se do ta rrënojë vet atë.
Theksojmë se edhe në ndërtesat tjera të këtij kompleksi vërehen mbindërtime të egra në kulmet e tyre që janë bërë në të kaluarën, por kjo komunë nuk ka ndërmarrë asnjë hap, duke lejuar të degradohen dhe shëmtohen këto objekte publike.