KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Inspektorati i Punës reagon sërish pas tragjedisë në Prishtinë: Hetimet po zhvillohen me prioritet të lartë
Siguri

Inspektorati i Punës reagon sërish pas tragjedisë në Prishtinë: Hetimet po zhvillohen me prioritet të lartë

Kosova News
Kosova News 13:56 -29/07/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Inspektorati Qendror i Punës ka dalë me një reagim të dytë lidhur me aksidentin tragjik të ndodhur dje në një kantier ndërtimi në Prishtinë, ku si pasojë e rrëzimit të një krani humbi jetën një punëtor, ndërsa një tjetër mbeti i lënduar.

Institucioni ka shprehur edhe një herë ngushëllimet për familjen e viktimës dhe ka uruar shërim të shpejtë për punëtorin e lënduar, duke bërë të ditur se rasti po trajtohet me prioritet të lartë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Prokurorinë dhe institucionet e tjera kompetente.

Në reagim, Inspektorati ka sqaruar se mbikëqyrja e zbatimit të legjislacionit për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, në raport me punëtorët, kontraktorët dhe nënkontraktorët, është përgjegjësi e këtij institucioni. Ndërkaq, sipas tij, siguria e palëve të treta dhe zbatimi i masave të sigurisë në kantieret e ndërtimit, sipas Ligjit për Ndërtim, është kompetencë e inspektorateve komunale të ndërtimit.

Po ashtu, Inspektorati thekson se nuk ka kompetencë ligjore për të vlerësuar nëse janë përmbushur kushtet për lëshimin e lejes ndërtimore, pasi kjo është përgjegjësi e autoriteteve të tjera kompetente.
Sipas njoftimit, në këtë fazë është ende herët për të nxjerrë përfundime mbi shkaqet e aksidentit, pasi ato do të përcaktohen vetëm pas hetimeve dhe ekspertizave të nevojshme. Nëse konstatohen shkelje të legjislacionit për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, Inspektorati ka bërë të ditur se do të ndërmarrë të gjitha masat ligjore brenda kompetencave të tij.
Institucioni ka ngritur edhe shqetësimin se aktualisht nuk njoftohet në mënyrë sistematike nga komunat për lëshimin e lejeve ndërtimore apo fillimin e punimeve në kantieret e reja, duke bërë që planifikimi i inspektimeve të bazohet kryesisht në monitorimin e terrenit, raportimet e qytetarëve dhe burime të tjera të informacionit.

Për këtë arsye, Inspektorati Qendror i Punës ka njoftuar se do të iniciojë diskutime me institucionet përgjegjëse për krijimin e një mekanizmi të rregullt të koordinimit dhe shkëmbimit të informacionit, me synim identifikimin më të hershëm të kantiereve të reja dhe forcimin e mbikëqyrjes parandaluese në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë.

Gjithashtu lexoni:

​Dalin para gjykatës dy serbët e arrestuar si të dyshuar për varrezën masive në Zubin-Potok

Vazhdojnë gërmimet në Kalludër të Zubin Potokut, dyshohet për mbetje mortore të 23 personave të zhdukur

Në orën 13:00 seanca për caktimin e paraburgimit ndaj dy të arrestuarve në rastin e “Grupit të Intelektualëve të Mitrovicës”

Prokuroria Speciale pritet të kërkojë paraburgim për dy të dyshuarit pas zbulimit të varrezës masive në Zubin-Potok

Raporti për krimet e luftës, Kurti: Ky raport është dëshmi institucionale e çmimit të shtrenjtë të lirisë që e gëzojmë

Kosova News 29/07/2026 29/07/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
78%
1 km/h
Wed
33 °C
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
35 °C
Sun
33 °C

Lajmet e Fundit

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e katër personave për vjedhje të rëndë
15:03 -29/07/2026
​Dalin para gjykatës dy serbët e arrestuar si të dyshuar për varrezën masive në Zubin-Potok
15:00 -29/07/2026
Gjetja e varrit masiv në Zubin-Potok, reagon Haxhiu: Ky proces do ta ketë përkrahjen time të plotë
14:33 -29/07/2026
Gërvalla viziton Kalludrën, përcjell nga afër gërmimet për varrezën e dyshuar masive
13:37 -29/07/2026
Komuna e Shtimes mbyll përkohësisht parkingu para objektit komunal
13:07 -29/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?