Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, ka nisur seanca fillestare ndaj dy të akuzuarve serbë si të dyshuar për varrezën masive që u gjet dje në Zubin-Potok.
Gjatë kësaj seance pritet caktimi i masës së paraburgimit prej 48-orëve për dy të akuzuarit.
Kjo seancë është e mbyllur për media, teksa pas përfundimit të saj, pritët të ketë deklaratë për media.
Të martën në fshatin Kalludër të Zubin-Potokut janë gjetur mbetje mortore dhe veshmbathje që dyshohet se iu përkasin intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës.
Lidhur me këtë sot ka folur edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, për çka ka thënë se duhet pritur konfirmimi nga organet kompetente.


