Policia e Kosovës, ka arrestuar dy persona, në dy raste të ndara, si të dyshuar për kultivimin e bimëve narkotike. Të arrestuarit janë nga Peja dhe Istogu.
Kështu ka bërë të ditur Shkodran Nikqi zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë.
Nga Nikqi, shtohet edhe se, me urdhër të prokurorit të shtetit, janë ndaluar të arrestuarit, dhe se, lidhur me këto dy raste, do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.
‘’Në dy raste të ndara, një në Pejë dhe një në komunën e Istogut janë arrestuar nga Policia e Kosovës dhe ndaluar me urdhër të prokurorit të shtetit dy persona për kultivim të bimëve narkotike të dyshuara të llojit Mahijuan. Janë diku rreth 20 bimë narkotike të kultivuara në dy rastet.
Lidhur me këto dy rastet do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore nga Prokurori i Shtetit dhe Policia e Kosovës, përkatësisht Njësiti për Luftimin e Narkotikëve të Policisë së Kosovës në Pejë.
Gjithashtu, prokurori i shtetit brenda afatit ligjor do t’i ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore për sigurimin e prezencës së të pandehurve në procedurë penale.’’, ka thënë ai/Gazetaexpress/


