KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Arratisja e Marko Roshiqit, çka thuhet në vendimin e Gjykatës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tij?
Siguri

Arratisja e Marko Roshiqit, çka thuhet në vendimin e Gjykatës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tij?

Kosova News
Kosova News 21:23 -10/07/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata Themelore në Prishtinë me datën 28 qershor 2024, ditën e shpalljes së aktgjykimit për vrasjen së politikanit serb, Oliver Ivanoviq, kishte caktuar edhe masën e paraburgimit ndaj Marko Roshiq, të cilin e kishte dënuar me 10 vjet burgim.

Por, i akuzuari Roshiq më të kuptuar vendimin e gjykatës për dënimin ndaj tij është arratisur dhe deri me tani rezulton i paarritshëm për Policinë e Kosovës.  

Në aktvendimin për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tij, të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”,thuhet se masa paraburgimi caktohet deri në plotfuqishmëri të aktgjykimit, duke mos e kaluar dënimin e vërtetuar-shqiptuar në kohëzgjatje prej 10 vite burgim.

Në aktvendim thuhet se Stacioni Policorë në Mitrovicën e Veriut, duhet të bëjë ekzekutimin e këtij aktvendimi dhe të dënuarin ta arrestojnë dhe ta njoftojnë gjykatën.

“Obligohet Stacioni Policor në Mitrovicën e Veriut, të bëjë ekzekutimin e këtij aktvendimi, ku me rastin e ekzekutimit të këtij aktvendimit të akuzuarin ta arrestoj dhe dërgoj në Qendrën e Paraburgimit me qëllim të ekzekutimit të këtij vendimi”, thuhet në aktvendimin.

Lidhur me këtë, zëvendësdrejtori i Policisë për veri ,Veton Elshani, ka thënë se aktvendimin e gjykatës e kanë pranuar rreth orës 15:00 në ditën kur është shpallë dënimi i tij dhe menjëherë janë mobilizuar për arrestimin e tij.

“Kemi qenë me arrestu po atë ditë (28.06.2024). Menjëherë kur e kemi pranuar aktvendimin kemi shku me arrestu, mirëpo nuk ka qenë në shtëpi. Aktvendimin e kemi pranuar rreth orës 15:00”, ka dhënë Elshani.

Caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dënuarit Marko Roshiq, gjykata e ka arsyetuar edhe me rrezikun e arratisjes së tij. Aty thuhet se ekzistojnë rrethana të cilat e vënë në pah faktin se i akuzuari mund t’i shmanget ndjekjes penale, pasi i njëjti ka dy shtetësi, atë të Kosovës dhe të Serbisë, gjë që ia lehtëson arratisjen.

“Sa i përket rrezikut të ikjes, ekzistojnë rrethana të cilat vënë në pah faktin se i akuzuari me qëndrimin e tij në liri ekziston rreziku real se do t’i shmanget ndjekjes penale. I njëjti është shtetas i Republikës së K., po ashtu është edhe shtetas i Republikës së S. e ku shumë lehtësisht mund të arratiset e të ik në Republikën e S. e të jetë i pa-arritshëm në këtë çështje penale. Faktin e ikjes edhe më real e bënë mosbashkëpunimi juridik ndërkombëtar e as rajonal në çështjet penale ndërmjet Republikës së S. dhe Republikës së Kosovës e që e bënë më të pamundur sigurimin e të akuzuarit me rastin e ikjes në S”, thuhet në aktvendim.

Gjykata, me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj Roshiq ka marrë në konsideratë dhe seriozitetit e veprës penale dhe dënimin e shqiptuar.

“Gjykata, në rastin konkret këtij të akuzuari i ka shqiptuar dënimin me burgim prej 10 vite, ku është dënim i tejet i lartë dhe paraqet një vepër serioze të kryer nga i akuzuari, apo paraqet vepër serioze për të cilën potencialisht i akuzuari mundë të arratiset për t’i ikur dënimit të shqiptuar me këtë aktgjykim në rast të mbetjes në fuqi të aktgjykimit me të cilin është gjetur fajtor dhe ekzekutimit të sanksionit penal”, thuhet në aktvendim.

Policia e Kosovës të martën e ka konfirmuar se Marko Roshiq është arratisur.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë, më 28 qershor 2024 ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarve për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq, ku katër të akuzuarit Nedelkjo Spasojeviq, Marko Roshiq, Dragisha Markoviq dhe Zharko Jovanoviq janë dënuar me mbi 20 vite burgim së bashku.

Në shpallje të aktgjykimit, gjykatësi Valon Kurtaj kishte deklaruar se me aktvendim të veçantë, Roshiqit do t’i caktohet masa e paraburgimit. /Betimi për Drejtësi/

Gjithashtu lexoni:

I kërkuar nga shteti dhe ndërkombëtarët, Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgimin e të dyshuarit për disa vepra penale

​Bëri deklarim të rrejshëm për krimet në Zubin Potok, “dëshmitari” nga Zupçi ndalet 48 orë

Kaçanik: Një grua shpëtohet nga zona e rrezikshme falë ndërhyrjes së policisë dhe zjarrfikësve

Muja: Në mostrat e qumështit UHT të “Vitës” është konstatuar prania e vajit të palmës dhe qumështit pluhur

Prokuroria njofton se hetimet për mbetje mortore në Zubin-Potok po vazhdojnë në lokacionin e tretë

Kosova News 10/07/2024 10/07/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
33°C
Pristina
scattered clouds
33° _ 32°
24%
3 km/h
Wed
32 °C
Thu
33 °C
Fri
35 °C
Sat
34 °C
Sun
34 °C

Lajmet e Fundit

Përfundon takimi i dytë mes Kurtit e Abdixhikut, ende s’ka marrëveshje
17:53 -05/08/2026
Ministrja Pacolli dorëzon tri lëndë në Prokurorinë Themelore për hetim lidhur me dyshimet për keqpërdorim të pronës publike
17:20 -05/08/2026
Abdixhiku flet pas takimit të GP, tregon se a do të ketë sot takim me Kurtin
16:07 -05/08/2026
Aliu pas intervistimit në Prokurori: Kam vepruar në përputhje me ligjin, ndihem i lehtësuar
15:32 -05/08/2026
Kurti përuron rrugën Shipashnicë–Desivojcë–Terstenë, investim 3.2 milionë €
15:17 -05/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?