KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Nga shtatori fillon mësimi gjithëditor në 5 shkolla në Prishtinë
Arsim

Nga shtatori fillon mësimi gjithëditor në 5 shkolla në Prishtinë

Kosova News
Kosova News 23:16 -23/07/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

5 shkolla në Prishtinë, nga shtatori do ta nisin mësimin gjithëditor në ciklin e ulët. Ndërsa cikli nga klasa e gjashtë deri në të nëntën të këtyre shkollave, do të zhvendosen në shkolla të ndryshme dhe do të aplikohet mësimi i zakonshëm si është tani me një orar gjysmë ditësh.

Shkolla fillore “Nazim Gafurri” në kryeqytet ka kohë që i është nënshtruar renovimit. Kjo pasi nga shtatori I këtij viti në këtë shkollë, do të realizohet mësimi gjithëditor.

Rreth 500 nxënës sa ka kjo shkollë nga klasa e parë deri në të pestën, do të sistemohen në  20 klasa ku mesatarja e nxënësve në klasë do të jetë 25 nxënës. Zëvendësdrejtori Arif Abazi tha se ashtu si shkolla dhe komuniteti e kanë mirëpritur fillimin e këtij procesi, pasi sipas tij, do të jetë një lehtësim për të gjithë  mësimi gjithëditor.

“Është duke u bërë renovimi i shkollës, po pritet shumë shpejt të fillojë edhe ndërtimi i kuzhinës për ushqimin e nxënësve dhe do të pajiset shumë shpejt shkolla me inventar. Janë sjell dhe janë pajisur të gjitha klasat me tabela digjitale dhe besojmë se do të jetë mjaft atraktive për fëmijët i gjithë ky projekt. Shkolla ka infrastrukturë të bollshme për me fillu me një projekt të tillë,  edhe kuadro kemi. Do të sigurohen të gjitha ato sipas premtimeve të drerjtorisë komunale vetëm nëse ndonjë mësimdhënës mungon”, deklaroi Arif Abazi, zëvendës drejtor i shkollës “Nazim Gafurri” në Prishtinë.

Por, përveç shkollës “Nazim Gafurri” janë edhe katër shkolla si  “Faik Konica”, shkolla Model “Qamil Batalli”  shkolla “Xhemail Mustafa”  dhe shkolla e Gjelbër që do të fillojnë me këtë proces të ri në kryeqytet.

Drejtoresha Komunale e Arsimit në Prishtinë Jehona Lushaku, tha se këto hapa janë duke u ndërmarrë me qëllim të rritjes së cilësisë  por edhe adresimit të sfidave që i ka dhënë testi Pisa.

” Këto hapa janë duke u ndërmarrë me qëllim të rritjes së cilësisë  por edhe adresimit të sfidave që i kanë dhënë testi Pisa p.sh i cili thotë se kryesisht fëmijët në fëmijërinë e hershme nga klasa e parë deri në të pestën nuk po arrijnë që të nxënë mësimet sa duhet. E kjo vjen specifikisht për shkak të orarit të shkurtuar dhe kurrikulës së ngarkuar. Domethënë kurrikula nuk është aq e keqe por është shumë e rëndë dhe ajo duhet të realizohet për gjatë një periudhe pak më të gjatë, do të thotë gjatë 8 orëve në shkollë e jo gjatë 3- 4 orëve siç është tani”, tha Jehona Lushaku, drejtoresha e DKA-së.

Lushaku shtoi se është kontraktuar edhe Kuzhina Qendrore për ofrimin e një shujte të nxehtë për nxënësit, përderisa për shujtën e  mëngjesit u është lënë obligim prindërve. Ajo shtoi se nxënësit do të lirohen nga detyrat e shtëpisë, pasi ato do t’i kryejnë në shkollë.

“Mësuesve i janë hequr orët që kanë të bëjë me Edukatën Fizike, i kemi hequr orën që ka të bëjë me Artin Edukativ edhe Artin Muzikor. Këto tri  lëndë u janë kaluar arsimtarëve  kurse në obligimet e saj bazike u janë shtuar orët e detyrave të shtëpisë. Do të thotë mësuesja paradite e realizon kurrikulën bazë duke përfshirë edhe detyrat e shtëpisë, pastaj pasdite vjen radha e lëndëve të tjera që kanë të bëjnë me artin, me muzikën  dhe edukatën fizike, kështu do të jetë përafërsisht orari”, theksoi Lushaku.

Ndërsa cikli nga klasa e gjashtë deri në të nëntën të këtyre shkollave, do të zhvendosen në shkolla të ndryshme dhe do të aplikohet mësimi i zakonshëm si është tani me një orar gjysmë ditësh.

Gjithashtu lexoni:

Mihali – Lushtakut: Ti dhe soji yt për 1 vit që e ke mbajt armën në krah, i ke dhënë vetes të drejtën me grabit pasurinë popullit tënd 20 vjet

Terras: Është shumë me rëndësi që Kosova të fitojë statusin e vendit kandidat

Kurti për zgjedhjen e presidentit: Ne do të përpiqemi për sa më shumë bashkëpunim me opozitën

Kurti theksoi përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për avancimin e arsimit gjithëpërfshirës

Basha: Nuk bëhet fjalë për “heqje dheu” – Rama po manipulon, por nga mashtruesit dhe manipuluesit nuk pritet më shumë

Kosova News 23/07/2024 23/07/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
scattered clouds
15° _ 15°
89%
1 km/h
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
29 °C
Sun
28 °C

Lajmet e Fundit

Franca e mposht Senegalin, Mbappe shënon dy gola në ndeshjen e parë
23:09 -16/06/2026
Mihali – Lushtakut: Ti dhe soji yt për 1 vit që e ke mbajt armën në krah, i ke dhënë vetes të drejtën me grabit pasurinë popullit tënd 20 vjet
22:16 -16/06/2026
Sveçla: Kosova është dëshmi e lirisë me sakrificën e dëshmorëve e martirëve
21:38 -16/06/2026
Trump në samitin e G7: SHBA-ja do të rikthejë sanksionet ndaj Rusisë
21:01 -16/06/2026
Kosova dhe Komisioni Evropian mbajnë takimin e komitetit monitorues të Instrumentit të Asistencës së Para-anëtarësimit
20:29 -16/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?