KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Franca e mposht Senegalin, Mbappe shënon dy gola në ndeshjen e parë
Sport

Franca e mposht Senegalin, Mbappe shënon dy gola në ndeshjen e parë

Kosova News
Kosova News 23:09 -16/06/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

(E përditësuar, 23:06)-Franca e ka nisur me fitore rrugëtimin në Kupën e Botës 2026, duke mposhtur Senegalin me rezultat 3-1 në ndeshjen e parë të Grupit I, të zhvilluar të martën mbrëma.

Nën drejtimin e trajnerit Didier Deschamps, “Gjelat” hasën në rezistencë të fortë nga përfaqësuesja afrikane, e cila krijoi disa raste të rrezikshme, veçanërisht në fundin e pjesës së parë. Megjithatë, 45 minutat e para u mbyllën pa gola.

Franca e ngriti nivelin e lojës pas pushimit dhe filloi të ushtrojë presion të vazhdueshëm ndaj portës së Senegalit. Dominimi i francezëve u shpërblye në minutën e 66-të, kur Kylian Mbappe shfrytëzoi një asistim të Michael Olise për të zhbllokuar rezultatin dhe për t’i dhënë epërsinë skuadrës së tij.

Senegali tentoi të reagojë, por Franca vazhdoi të kontrollojë ritmin e takimit. Tetë minuta para përfundimit të kohës së rregullt, Bradley Barcola realizoi për rezultatin 2-0.

Megjithatë, senegalezët nuk u dorëzuan dhe përmes Mabye në minutën e 90+5’ ngushtuan rezultatin në 2-1.

Por, krejt në finish të kësaj supersfidë sërish në skenë doli Mbappe, i cili në minutën e 90+6’ shënoi për rezultatin përfundimtar 3-1.

Me këtë fitore, Franca merr tre pikët e para në Grupin I dhe konfirmon statusin e saj si një prej favoriteve kryesore për triumfin në Kupën e Botës 2026.

Fitorja ndaj Senegalit është një nisje ideale për skuadrën e Deschamps, e cila synon të shkojë sa më larg në turneun më të madh të futbollit botëror.

Gjithashtu lexoni:

Torres drejt PSG-së, arrihet marrëveshja personale

Kurti: Kosova gati për një ngjarje historike sportive

Nisin përgatitjet për Lojërat Mesdhetare, Kurti mbledh Komitetin Organizativ

UEFA mirëpret tërheqjen e FIFA-s nga shitja e aksioneve të Kupës së Botës

Jashanica humb penalltinë, Ballkani eliminohet nga garat evropiane

Kosova News 16/06/2026 16/06/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
31°C
Pristina
clear sky
31° _ 31°
35%
1 km/h
Mon
33 °C
Tue
34 °C
Wed
34 °C
Thu
33 °C
Fri
32 °C

Lajmet e Fundit

Dehari: Pa marrëveshje politike, Kosova shkon drejt zgjedhjeve të reja
12:05 -10/08/2026
Pas 27 vitesh, Policia e Kosovës merr përgjegjësinë për sigurinë në urën e Ibrit
11:49 -10/08/2026
Kurti: Serbia po armatoset, synimet hegjemoniste lidhen drejtpërdrejt me Kosovën
11:39 -10/08/2026
Haxhiu: Deklaratat e Vuçiqit për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit janë kërcënueseç
11:08 -10/08/2026
Konjufca kritikon “qëndrimet tolerante të BE-së”: Serbia është burim kërcënimi dhe destabiliteti për rajonin
10:50 -10/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?