Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se administrata e tij do të jetë “së shpejti” në gjendje të rikthejë sanksionet ndaj Rusisë, gjatë Samitit të G7 që po zhvillohet në Évian të Francës.
Sipas tij, lehtësimet e mëhershme të sanksioneve janë bërë për të mos penguar rrjedhën e naftës, por tani, me ndryshimin e situatës, SHBA ndodhet në pozitë për t’i rikthyer ato.
“Do të jemi në gjendje ta bëjmë këtë sepse nafta tani po rrjedh. Ne hoqëm sanksionet sepse nuk donim të pengonim rrjedhën e naftës, prandaj jemi në pozitë t’i rikthejmë së shpejti,” tha Trump.
Në Samitin e G7 po diskutohen lufta në Ukrainë, situata në Lindjen e Mesme dhe bashkëpunimet ndërkombëtare, ndërsa rikthimi i mundshëm i sanksioneve ndaj Rusisë ka nxitur reagime nga Ukraina dhe aleatët e saj. / Burimi: Euro News


