KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti për zgjedhjen e presidentit: Ne do të përpiqemi për sa më shumë bashkëpunim me opozitën
Politikë

Kurti për zgjedhjen e presidentit: Ne do të përpiqemi për sa më shumë bashkëpunim me opozitën

Kosova News
Kosova News 10:21 -16/06/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se pas përfundimit të procesit të numërimit dhe certifikimit të rezultateve zgjedhore, prioritet do të jetë konstituimi sa më i shpejtë i institucioneve të legjislaturës së re, ndërsa ka theksuar se për zgjedhjen e presidentit ose presidentes nevojitet bashkëpunimi me opozitën,

Kurti tha se fillimisht duhet të përmbyllet procesi zgjedhor, para se të nisin hapat për formimin e institucioneve të reja.

“Tash është duke u përmbyllur procesi i numërimit të të gjitha votave, andaj le të presim këto ditë. Nuk e di a do të ketë ankesa, bëhet certifikimi, dhe natyrisht që ne jemi të interesuar që pa humbur kohë të hyjmë në fazën e ardhshme që është konstituimi i institucioneve të legjislaturës së 11-të, sa më shpejt aq më mirë”, tha ai.

Duke folur për procesin e zgjedhjes së presidentit ose presidentes, Kurti tha se Lëvizja Vetëvendosje nuk mund ta realizojë e vetme këtë proces dhe se do të kërkohet bashkëpunim me partitë opozitare.

“Por, natyrisht ju e dini që për çështjen e presidentit, zgjedhjes së presidentit ose presidentes, ne këtë nuk mund ta bëjmë vetëm, për shkak se nevojiten 80 veta aty në sallë në kuorum, në bazë të një aktgjykimi të Gjykatës Kushtetuese, që t’ju them të drejtën ka pasur shumë interpretime kritike, kredibile, sepse ne e dimë që Gjykata Kushtetuese nuk do të duhej ta rishkruajë Kushtetutën, as ta amandamentojë atë, por do të duhej vetëm ta interpretojë. Dhe ne kemi pasur shumë shembuj kur kemi pasur një lloj aktivizmi juridik. Por, ndodhemi tash në këtë rrethanë dhe neve na duhet bashkëpunimi. Ne do të përpiqemi për sa më shumë bashkëpunim me opozitën sa i përket zgjedhjes së presidentit apo presidentes”, tha ai.

Kurti tha se edhe në të kaluarën ka pasur oferta për bashkëpunim nga ana e Vetëvendosjes, por sipas tij ato janë refuzuar nga partitë opozitare.

“Nuk kanë munguar ofertat në të kaluarën nga ana jonë. Çasja jonë është konstruktive, është kreative, është aktive, por shpresoj që kësaj radhe do të ndryshojë çasja e opozitës dhe propozimeve tona, sikurse herën e kaluar që iu përgjigjën me refuzime, nuk do të kenë më pjesë të identitetit që na bëri t’i quajmë bllok opozitar. Sepse e keni parasysh, ofruam bashkëqeverisje, thanë jo. Domethënë, me 15 deputetë ofruam katër ministri dhe zëvendëskryeministrin, refuzuan… Pra, a e kuptoni. Për të ecur përpara ka nevojë që të përfundojë sjellja refuzuese e opozitës, ndërkohë që ne e kemi në karakterin tonë si lëvizje, prej se ekzistojmë, po i bëjmë 21 vjet këtë muaj që të jemi, edhe njëherë po e ritheksoj kreativ, konstruktiv, aktiv”, tha ai

Gjithashtu lexoni:

Ganimete Musliu ka një lutje për Mulla Osmanin e VV-së

Numërohen 59% e votave të diasporës, ky është rezultati

PDK-së i mbetet gëzimi në fyt, LVV-së i rikthehet mandati i 52-të

PDK-ja e rikthen mandatin e 23-të

Vetëvendosje i siguron 52 ulëse në Kuvend me votat e diasporës, PDK-ja e humb edhe një mandat

Kosova News 16/06/2026 16/06/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
overcast clouds
13° _ 13°
79%
1 km/h
Tue
28 °C
Wed
27 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

Ganimete Musliu ka një lutje për Mulla Osmanin e VV-së
11:39 -16/06/2026
Nisin punimet për rikonstruktimin e segmentit Arllat – Malishevë
11:37 -16/06/2026
Kush është Xhavit Musa, shqiptari i kërkuar nga Interpoli dhe për çfarë akuzohet?
11:30 -16/06/2026
I ofroi ryshfet policisë kufitare, arrestohet shtetasi serb
11:13 -16/06/2026
70 aksidente trafiku dhe 2.182 gjoba brenda 24 orëve
10:39 -16/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?