KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gjyqtarët mohojnë çdo pretendim të avokates që dëgjohet teksa kërkon para në emër të tyre
Siguri

Gjyqtarët mohojnë çdo pretendim të avokates që dëgjohet teksa kërkon para në emër të tyre

Kosova News
Kosova News 21:02 -22/06/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Avokatja Shemisje Sheholli, nga një audio-incizim të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, dyshohet si i kërkon klientit të saj Besim Sopit, 25 mijë euro në emër të Kolegjit Gjykues të Apelit për të marrë aktgjykimin në rastin e Sopit. Data e këtij incizimi pretendohet të jetë 15 gusht 2023, afër një muaj pasi Apeli tashme kishte vendosur për rastin e Sopit.

Audio-incizimi dëshmon se avokatja ia kërkoi palës 25 mijë euro për ta pranuar vendimin e Apelit

“Betimi për Drejtësi”, ka kontaktuar më gjyqtarët e Apelit të këtij rasti se si e vlerësojnë faktin se avokatja kishte kërkuar para në emër dhe llogari të tyre.

Kryetari i Kolegjit gjykues, gjykatësi Burim Shala, ka thënë se Kodi i Etikës nuk i lejon të komentojë.

Mirëpo ka mohuar të ketë folur me avokaten në fjalë për pranimin e ndonjë shume të parave.

“E kam pa e-mailin, për media nuk kam të drejtë me u prononcua se e ka nxjerrë një udhëzim Këshilli Gjyqësor i Kosovës, a po me kupton, po me vjen shumë keq përgjigjet ua kthen kryetari i Gjykatës, veç një gjë mundem me ta thanë, asnjë nuk janë të saktë ato që i keni dërgu ju, a po kupton”, ka thënë përmes telefonit Shala.

Anëtari i kolegjit gjykues Nehat Idrizi, ka thënë se nëse avokatja e ka bërë një gjë të tillë ajo mund të ketë rënë në zonën kriminale.

Gjyqtari Idrizi: Po nëse e ka ba këtë veprim, po them në një pozitë, supozimet që i ka bo, ka ba shkelje edhe të Kodit të Etikës por ndoshta edhe në aspektin e zonës kriminale.

Gazetarja: A ka pas tentime apo pretendime avokatja në fjalë që me ushtru këtë ndikim?

Gjyqtari: Jo, jo me të s’kam pas kurrfarë… të unë jo s’ka pas as kontakt as, unë e njoh prej kur ka qenë ish- gjyqtare përpara ma me vite me të s’kam kontaktu as s’kam kontakt”, ka thënë

Anëtarja tjetër e turpit gjykues, Hunaida Pasuli, ka thënë se nëse avokatja ka thënë një gjë të tillë atëherë ato janë trillime.

“Nuk kam pasur mundësi që ta dëgjoj audio incizimin të cilit ju i referoheni në e-mailin si më poshtë. Nëse vërtetë këto janë thënë nga avokatja, e vlerësoj si veprim që e dëmton rëndë imazhin e gjykatës. Deklarimi i tillë i avokates, (nëse qëndron), konsideroj se është trillim dhe mos respekt ndaj profesionit. Avokatja në fjalë asnjëherë gjatë këtyre viteve sa jam e ngarkuar me detyrën e gjyqtares, nuk ka biseduar me mua për ndonjë lëndë konkrete, jashtë seancës gjyqësore”, ka thënë gjyqtarja Pasuli.

“Pra, në rastet kur avokatja ka qënë e autorizuar në një lëndë, atëherë e njëjta pretendimet lidhur me padinë apo përgjigjen në padi, varësisht se cilën palë e ka përfaqësuar, i ka parashtruar kryesisht gjate seancës gjyqësore dhe atë derisa kam qënë gjyqtare në gjykatën e shkallës së parë”, ka shtuar ajo.

Në anën tjetër, Sopi thotë se parat nuk i kishte dhënë.

Mirëpo, vendimin nga avokatja thotë ta ketë marrë pak ditë pas këtij takimi, kur e kishte informuar avokaten se e kishte incizuar bisedën në të cilën ajo i kërkonte parat për trupin gjykues.

“I thashë unë kam edhe incizim edhe dëshmi për ty, edhe ja qova përmes telefonit fjalët e sajna që mi ka lypë paret edhe ajo ma ka dhanë vendimin”

Në anën tjetër, nga Gjykata e Apelit kanë thënë se vendimi i tyre është konfirmuar edhe nga Gjykata Supreme në shkurt të vitit 2024.

“Lidhur me vendimin e Gjykatës së Apelit me numër Ac.nr.1383/2019, të datës 25.07.2023, të nxjerrë nga kolegji në përbërje prej gjyqtarëve: Burim Shala – kryetar i kolegjit dhe Hunaida Pasuli e Nehat Idrizi – anëtarë të kolegjit, ju njoftojmë se vendimi  në fjalë i gjykatës tonë, është vërtetuar/konfirmuar edhe nga Gjykata Supreme e Kosovës. Andaj në rastin konkret dhe përderisa vendimi në fjalë është konfirmuar edhe nga instanca më e lartë gjyqësore në vend, ne nuk kemi asgjë çka të deklarojmë për pretendimet e cekura të personave të tretë”, thuhet në përgjigje .

“Republika e Kosovës është shtet demokratik dhe me pushtete të ndara, ku me Kushtetutën tonë garantohet pavarësia e sistemit gjyqësor. Kushdo që mendon se në një procedurë gjyqësore, administrative apo kundërvajtëse, i është shkelur ndonjë e drejtë e pretenduar subjektive juridiko – civile, apo çfarëdo e drejtë tjetër, ka të drejtë që t’iu drejtohet organeve dhe institucioneve përkatëse kompetente”, thuhet tutje në përgjigjen e Apelit.

Pas këtij vendimi, edhe banesat e tij të shitura pa të drejtë, kanë filluar të lirohen nga ana e blerësve.

Për të gjitha këto, pala nuk ka paraqitur ankesë në Oden e Avokatëve të Kosovës, megjithatë “Betimi për Drejtësi” ka kërkuar intervistë edhe ta për të diskutuar se si vepron Oda në këto raste dhe nëse veprimet e avokates bien ndesh me Kodin e Etikës. Mirëpo, deri në publikimin e emisionit nuk ka marrë përgjigje.

Gjithashtu lexoni:

I kërkuar nga shteti dhe ndërkombëtarët, Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgimin e të dyshuarit për disa vepra penale

​Bëri deklarim të rrejshëm për krimet në Zubin Potok, “dëshmitari” nga Zupçi ndalet 48 orë

Kaçanik: Një grua shpëtohet nga zona e rrezikshme falë ndërhyrjes së policisë dhe zjarrfikësve

Muja: Në mostrat e qumështit UHT të “Vitës” është konstatuar prania e vajit të palmës dhe qumështit pluhur

Prokuroria njofton se hetimet për mbetje mortore në Zubin-Potok po vazhdojnë në lokacionin e tretë

Kosova News 22/06/2024 22/06/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
33°C
Pristina
scattered clouds
33° _ 32°
24%
3 km/h
Wed
32 °C
Thu
33 °C
Fri
35 °C
Sat
34 °C
Sun
34 °C

Lajmet e Fundit

Përfundon takimi i dytë mes Kurtit e Abdixhikut, ende s’ka marrëveshje
17:53 -05/08/2026
Ministrja Pacolli dorëzon tri lëndë në Prokurorinë Themelore për hetim lidhur me dyshimet për keqpërdorim të pronës publike
17:20 -05/08/2026
Abdixhiku flet pas takimit të GP, tregon se a do të ketë sot takim me Kurtin
16:07 -05/08/2026
Aliu pas intervistimit në Prokurori: Kam vepruar në përputhje me ligjin, ndihem i lehtësuar
15:32 -05/08/2026
Kurti përuron rrugën Shipashnicë–Desivojcë–Terstenë, investim 3.2 milionë €
15:17 -05/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?