KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vdekja e gruas pas heqjes së dhëmbit në Malishevë, lirohet nga paraburgimi i dyshuari për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor
Siguri

Vdekja e gruas pas heqjes së dhëmbit në Malishevë, lirohet nga paraburgimi i dyshuari për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor

Kosova News
Kosova News 14:34 -18/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Pas aprovimit të kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë ndaj të pandehurit Xh.K, Gjykata Supreme e ka ndryshuar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Gjakovë ku të njëjtit i është ndërprerë masa e paraburgimit duke u liruar për tu mbrojtur në liri.

Xh.K dhe H.K, dy të pandehurit dyshohen për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor, me ç’rast vdiq pacientja 35-vjeçare.

Një gjë e tillë për Betimi për Drejtësi është bërë e ditur nga Lekë Muqa, zyrtari për informim në Gjykatën Themelore të Gjakovë.

Ndërsa për të pandehurën H.K i njëjti ka njoftuar se pas kalimit të afatit nën masën e arrestit shtëpiak nuk kishte pasur kërkesë tjetër nga Prokuroria Themelore e Gjakovës, për vazhdim të masës apo caktim të ndonjë mase tjetër.

“Ju njoftoj se me aprovimin e kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë të mbrojtësit të pandehurit Xh. K., Gjykata Supreme e Kosovës, e ka ndryshuar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Gjakovë, të datës 20.09.2023, me të cilin të pandehurit iu kishte vazhduar paraburgimi dy muaj dhe aktvendimin e Gjykatës së Apelit të Kosovës, të datës 28.09.2023, i cili e kishte refuzuar si të pa bazuar ankesën e mbrojtësit të pandehurit dhe kishte vërtetuar aktvendimin e shkallës së parë, ashtu që të pandehurit me aktgjykimin të datës 17.10.2023, të Gjykatës Supreme të Kosovës, i është ndërprerë masa e paraburgimit dhe i njëjti menjëherë pas dorëzimit të këtij aktgjykimit, është liruar për tu mbrojtur në liri”, thuhej në përgjigjen e zyrtarit Muqaj.

Vdekja e 35-vjeçares në Malishevë, stomatologut i caktohet një muaj paraburgim, ndërsa të dyshuarit tjetër arrest shtëpiak

Po ashtu Muqaj në përgjigjen e tij tha se deri më tani, në Gjykatën Themelore të Gjakovës, nuk ishte dorëzuar asnjë aktakuzë lidhur me këtë rast.

Ndryshe, më 22 gusht Policia e Kosovës kishte arrestuar të pandehurit e lartcekur, pasi dyshohen se kanë kryer veprën penale “Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”,

“Malishevë 22.08.2023-13:00. Lidhur me rastin janë arrestuar dy persona të dyshuar një femër dhe një mashkull kosovarë, të cilët dyshohet se kanë kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare e cila ka ndërruar jetë”, thuhej në njoftimin e Policisë.

Vdekja e gruas pas heqjes së dhëmbit në Malishevë, kërkohet paraburgim për dy të dyshuarit për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor

Lidhur me rastin kishte reaguar ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i cili tha se ky rast tragjik shënon një moment vendimtar për ndalimin e pandëshkueshmërisë dhe papërgjegjshmërisë në praktikat e licencimit

Kurse, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ordinanca ku është trajtuar tani e ndjera, ka vepruar ilegalisht.

Edhe Oda e Stomatologëve të Kosovës, ka reaguar pas rastit në Malishevë, ku dyshohet se një grua ka vdekur si pasojë e trajtimit të pandërgjegjshëm mjekësor. Ata u zotuan se pas marrjes së raporteve nga Inspektorati Shëndetësor, do t’i marrin masat e duhura ndaj stomatologut.

Vdes një grua pas trajtimit për heqjen e dhëmbit, arrestohen dy persona për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor

Gjithashtu lexoni:

I kërkuar nga shteti dhe ndërkombëtarët, Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgimin e të dyshuarit për disa vepra penale

​Bëri deklarim të rrejshëm për krimet në Zubin Potok, “dëshmitari” nga Zupçi ndalet 48 orë

Kaçanik: Një grua shpëtohet nga zona e rrezikshme falë ndërhyrjes së policisë dhe zjarrfikësve

Muja: Në mostrat e qumështit UHT të “Vitës” është konstatuar prania e vajit të palmës dhe qumështit pluhur

Prokuroria njofton se hetimet për mbetje mortore në Zubin-Potok po vazhdojnë në lokacionin e tretë

Kosova News 18/10/2023 18/10/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
33°C
Pristina
scattered clouds
33° _ 32°
24%
3 km/h
Wed
32 °C
Thu
33 °C
Fri
35 °C
Sat
34 °C
Sun
34 °C

Lajmet e Fundit

Përfundon takimi i dytë mes Kurtit e Abdixhikut, ende s’ka marrëveshje
17:53 -05/08/2026
Ministrja Pacolli dorëzon tri lëndë në Prokurorinë Themelore për hetim lidhur me dyshimet për keqpërdorim të pronës publike
17:20 -05/08/2026
Abdixhiku flet pas takimit të GP, tregon se a do të ketë sot takim me Kurtin
16:07 -05/08/2026
Aliu pas intervistimit në Prokurori: Kam vepruar në përputhje me ligjin, ndihem i lehtësuar
15:32 -05/08/2026
Kurti përuron rrugën Shipashnicë–Desivojcë–Terstenë, investim 3.2 milionë €
15:17 -05/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?