Policia e Kosovës njofton se është arrestuar një person në Lipjan, nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht gruan me të cilën bashkëjetonte.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
I pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.
“Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare me të cilën bashkëjeton. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.


