KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Bordi i përkohshëm i “Trepçës” shfuqizon vendimet që Bordi i kaluar i mori në ditën që u shkarkua
Lajme

Bordi i përkohshëm i “Trepçës” shfuqizon vendimet që Bordi i kaluar i mori në ditën që u shkarkua

Kosova News
Kosova News 16:07 -28/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Bordi i përkohshëm i ndërmarrjes “Trepça”, ka njoftuar se i ka shfuqizuar të gjitha vendimet që Bordi i kaluar, i cili të mërkurën është shkarkuar nga Qeveria e Kosovës, i ka marrë në një mbledhje të mbajtur po të mërkurën.

“Me datën 28.09.2023 është mbajtur mbledhja e parë e jashtëzakonshme e Bordit të përkohshëm mbikëqyrës të Trepça Sh.A. Në këtë mbledhje janë shfuqizuar vendimet joligjore të ish-Bordit mbikëqyrës, për arsye se nuk kanë pasur kuorum të mbajnë mbledhjen pasi që kanë qenë vetëm 1/3 e anëtarëve dhe e dyta janë të shkarkuar nga të qenit anëtar të Bordi mbikëqyrës dhe të gjitha vendimet në mbledhjen e datës 27.09.2023 janë joligjore”, thuhet në njoftimin e tyre.

Në njoftim thuhet se sipas Ligjit për Procedurën e përgjithshëm administrative, një akt administrativ është i paligjshëm nëse “Organi publik që e nxjerr ka vepruar pa pasur kompetencë”.

“Në këtë rast nuk kanë pasur kompetencë dhe nuk kanë pasur kuorum për të mbajtur mbledhje pasi që të njëjtit kanë qenë të shkarkuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës pra kanë mbajtur mbledhje përkundër faktit që të njëjtit janë shkarkuar dhe të gjitha vendimet janë joligjore”, thuhet në njoftim.

Të mërkurën Qeveria e Kosovës në mbledhjen që ka nisur në orën 10:00 ka marrë vendim për shkarkim të Bordit të “Trepçës” dhe ka emëruar Bordin e përkohshëm.

Në të njëjtën kohë tre anëtarë të Bordit tashmë të shkarkuar kanë marrë vendim që të shkarkojnë ushtruesin e detyrës së kryeshefit të ndërmarrjes, Enis Abdurrahmani, dhe në vend të tij e kanë emëruar Enis Muzaqin.

Kryesuesi tashmë i shkarkuar i Bordit të ndërmarrjes, Bahri Hyseni, të mërkurën në një deklarim për KOHËN ka thënë se vendimi për shkarkimin e Abdurrahmanit është marrë para se Qeveria t’i shkarkonte ata. 

Ndërkohë që ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, në mbledhjen e Qeverisë ka thënë se Bordi i shkarkuar ka qenë jofunksional.

Por sipas Hysneit ata kanë pasur kuorum për të marrë vendime.

“Në kemi qenë 5 anëtarë, dy prej tyre më herët kanë kërkuar të lirohen nga detyra, pra kemi mbetur tre anëtarë, bordi ka qenë funksional dhe dy të tretat kanë qenë të mjaftueshme për të marrë vendime”, ka theksuar Hyseni.

Para se të shkarkohej nga Qeveria, Bordi i “Trepçës” shkarkoi kryeshefin
Shkarkohet Bordi Mbikëqyrës i ndërmarrjes Trepça

Gjithashtu lexoni:

Qeveria ndan mbi 2 milionë euro për RTK-në

Mbyllet për tetë ditë rruga nga rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit

Fillon sanimi i rrugës Prevallë–Shtërpcë

Obiliqi subvencionon transportin publik nga e hëna

Dogana e Kosovës inkason mbi 1 miliard euro të hyra për gjashtë muajt e parë të vitit

Kosova News 28/09/2023 28/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
16° _ 13°
69%
Sat
32 °C
Sun
29 °C
Mon
27 °C
Tue
32 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht Belgjikën dhe kalon në gjysmëfinale
23:04 -10/07/2026
Policia dhe Dogana parandalojnë kontrabandën nga një shtetas i huaj
22:30 -10/07/2026
Qeveria ndan mbi 2 milionë euro për RTK-në
21:57 -10/07/2026
Mbyllet për tetë ditë rruga nga rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit
21:26 -10/07/2026
Fillon sanimi i rrugës Prevallë–Shtërpcë
21:06 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?