Komuna e Prishtinës ka njoftuar të premten se duke filluar nga sot e deri më 18 korrik (e shtunë) do të mbyllet përkohësisht për qarkullim rruga “Fehmi Lladrovci” nga Rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit. Sipas njoftimit, rruga do të mbyllet për shkak të punimeve infrastrukturore.
“Ju njoftojmë se, për shkak të zhvillimit të punimeve infrastrukturore që po realizohen nga Drejtoria e Investimeve Kapitale , nga 10 deri më 18 korrik 2026 do të mbyllet përkohësisht për qarkullim segmenti i rrugës “Fehmi Lladrovci”, nga Rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit. Gjatë kësaj periudhe, trafiku do të menaxhohet dhe ridrejtohet sipas sinjalizimit të përkohshëm në terren, ndërsa qarkullimi i këmbësorëve do të mbetet i mundësuar. Lusim qytetarët dhe pjesëmarrësit në trafik për mirëkuptim dhe i ftojmë të planifikojnë lëvizjet e tyre duke shfrytëzuar rrugë alternative. Faleminderit për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin tuaj”, njofton Komuna.


