Para se Qeveria e Kosovës ta shkarkonte Bordin e ndërmarrjes “Trepça”, tre anëtarët e tij në një mbledhje të mbajtur në të njëjtën kohë me mbledhjen e Qeverisë, ka shkarkuar ushtruesin e detyrës së kryeshefit të ndërmarrjes, Enis Abdurrahmani.
Në këtë pozitë Bordit tashmë i shkarkuar, ka emëruar Enis Muzaqin.
“Për shkak te mos përmbushjes se detyrave te punës, neglizhencës dhe keq menaxhimit Bordi Mbikëqyrës i “Trepça”, Sh. A. vendosi njëzëri te shkarkoje nga detyra e U.D. Kryeshefit të “Trepça”, Sh. A. z. Enis Abdurrahmani. Ne te njëjtën mbledhje Bordi Mbikëqyrës i “Trepça”, Sh. A. emëroi ne detyrën e U.D. Kryeshefit Ekzekutive te Trepça SHA, z. Enis Muzaqi, dhe kërkoj rritje te angazhimit ne te gjitha nivelet pasi puna e secilit do matet ne rezultate javore dhe mujore”, thuhet në njoftimin.
Kryesuesi tashmë i shkarkuar i Bordit të ndërmarrjes, Bahri Hyseni, ka thënë se vendimi është marrë para mbledhjes së Qeverisë dhe se te pikat e rregullta të rendit të ditës nuk ka qenë pika për shkarkimin e tyre.
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, në mbledhjen e Qeverisë ka thënë se Bordi i kaluar, ka qenë jofunksional.
Por sipas Hysneit ata kanë pasur kuorum për të marr vendime.
“Në kemi qenë 5 anëtarë, dy prej tyre më herët kanë kërkuar të lirohen nga detyra, pra kemi mbetur tre anëtarë, bordi ka qenë funksional dhe dy të tretat kanë qenë të mjaftueshme për të marr vendime”, ka theksuar Hyseni.
I pyetur për arsyet e shkaktimit që i ka dhënë Rizvanolli në mbledhjen e Qeverisë, për mospërmbushje të detyrave, Hyseni ka thënë se as Qeveria nuk ka bërë asgjë.
“Ata mund të thonë që si kanë përmbush detyrat, por as ata nuk i kanë përmbushur detyrat. Ata prej janarit nuk kanë zhvilluar asnjë komunikim me neve, nuk kanë ardhur për të na vizituar”, është shprehur Hyseni.


