Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka njoftuar se ka nisur sanimi i pjesës së parë të rrugës rajonale R115, nga Prevalla në drejtim të Shtërpcës.
Sipas tij, ky segment ka qenë në gjendje të dëmtuar, ndërsa punimet synojnë përmirësimin e kushteve të qarkullimit dhe rritjen e sigurisë në një nga zonat turistike më të frekuentuara të vendit.
“Duke qenë se kjo është një zonë turistike me qarkullim të lartë, përfundimi i punimeve do të mundësojë lëvizje më të sigurt dhe më të lehtë për qytetarët, banorët dhe vizitorët që e shfrytëzojnë këtë rrugë”, ka bërë të ditur Basha.
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit nuk ka bërë të ditur afatin e përfundimit të punimeve.


