KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Zëvendësimi i orëve të humbura të shtunën po konsiderohet i dështuar
Arsim

Zëvendësimi i orëve të humbura të shtunën po konsiderohet i dështuar

Kosova News
Kosova News 23:33 -19/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Sindikata e Bashkuar e Arsimit kërkon nga Ministria e Arsimit që t’i thërras palët dhe të gjejnë një konsensus të përbashkët dhe të dobishëm për zëvendësimin e orëve të humbura gjatë grevës.

Njohësit e arsimit e vlerësojnë të dështuar zëvendësimin e orëve të shtunave, për orët e humbura gjatë grevës. Sipas tyre, vendimi i Ministrisë së Arsimit është dashur të diskutohet me të gjitha palët dhe të gjendet një zgjidhje më efikase.

Sindikata e Bashkuar e Arsimit kërkon nga Ministria e Arsimit që t’i thërras palët dhe të arrijnë një konsensus për zëvendëësimin e orëve të humbura gjatë grevës.

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Rrahman Jasharaj, thotë se duhte gjetyur bashkërisht një zgjidhje të dobishme.

“Këto të shtuna që kaluan që ishin me vendimin e njëanshëm të caktuar për mësim ato kanë dështuar, qoftë shtunën e parë ku 70 për qind e shkollave mungonin edhe mësimdhënësit, dhe në shtunën tjetër ku kishim prezencë më të madhe të mësimdhënësve por kishim prezencë shumë të vogël ose në disa shkolla s’kishte as prezencë të nxënësve… Këto të shtunat e kaluara mund të konsiderohen si ditë të dështuara për mbajtjen e mësimit. Nagavci duhet ta shohë realitetin, nëse nuk e ka sa për të thënë se u mbajtën orët sa për sy e faqe, ajo duhet t’i thërras palët… Më urdhra të prera po shihet që gjërat nuk funksionojnë dhe uroj që ministrja ta ndërrojë qëndrimin ndaj SBAShK-ut dhe të tjerëve”, thotë Jasharaj.

Njohësi i arsimit dhe ish-zëvendësministri Xhavit Rexhaj thotë se çdo orë mësimi e zëvendësuar është e dështuar. Ka disa propozime që sipas tij, do të ndikonin pozitivisht në zëvendësimin e orëve të humbura.

“Në një mënyrë çdo mësim i zëvendësuar është i dështuar, çdo zëvendësim është dështim…8:05 Më mirë se kompensimi i orëve të shtunave do të ishte orë plotësuese gjatë javës dhe jo orë zëvendësuese sepse orët e zëvendësimit janë gjithmonë formalitet. Orë shtesë për ta ngritur arritshmerinë dhe transformimin e fëmijës dhe kisha marrë kategoritë, sidomos fëmijët romë, ashkalinj, egjiptianë kanë nevojë shumë, fëmijët me gjendje të vështirë financiare, atyre ju kisha dhënë mësim plotësues, pra duhet një diagnostikim i gjendjes”.

Edhe njohësi i fushës së arsimit, Agon Ahmeti vlerëson se mësimi të shtunave po mbahet sa për formalitet.

“E shtuna nuk ka qenë zgjidhja prioritare për të kompensuar mësimin e humbur për faktin se sikur është e drejta për arsim, është edhe e drejta për argëtim. Konsideroj se kjo do duhej të analizohej më mirë, të bëhej një konsensus mes palëve relevante në mënyrë që të gjendet një zgjidhje sa më pak e dëmshme për fëmijën, dhe në anën tjetër të arrihet kompensimi i mësimit… Supozoj që mësimdhënësit e kanë për obligim duke qenë të punësuar se po i plotësojnë ato format e tyre zyrtare për të treguar se kanë dalë në shkollë, mendoj se ka një kënaqshmëri që të mos mbahet mësimi por thjesht sa për sy e faqe të gjitha palët ta kenë të kryer atë obligimin përkatës, kjo konsideroj se është përveç se absurde dhe problematike në aspektin e ndikimit që mund të ketë te fëmijët”, tha Ahmeti.

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës nga 25 gushti kishte nisur grevën në sektorin publik me kërkesën për hartim dhe hyrje në fuqi sa më shpejt të Ligjit të pagave, plotësim-ndryshimin e Ligjit mbi skemat pensionale dhe pagesën 100 euro deri në miratimin e Ligjit të pagave. Por, edhe pse këto kërkesa nuk ishin plotësuar Sindikata e Arsimit kishte marrë vendim që më 1 tetor greva të pezullohej.

Gjithashtu lexoni:

Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit

Rreth 300 studentë nga vende të ndryshme të botës i bashkohen Universitetit Veror në Prishtinë

MASh fillon hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+

Ministri Çeku, në Simpoziumin Shkencor “Qëndrimet dhe vlerat në kurrikula dhe roli i tyre në edukimin e gjeneratave të reja”

UP hap konkursin për pranimin e studentëve për vitin akademik 2026/2027

Kosova News 19/11/2022 19/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Ballkani barazon në ndeshjen e parë me Connah’s Quay Nomads në Uellsi
22:55 -08/07/2026
ShBA-ja sulmon sërish Iranin
22:42 -08/07/2026
Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së
22:00 -08/07/2026
Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit
21:29 -08/07/2026
Rizvanolli dhe Karakaç diskutojnë për prioritetet e përbashkëta në sektorin e energjisë
21:22 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?