KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » MASh fillon hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+
Arsim

MASh fillon hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+

Kosova News
Kosova News 20:11 -30/06/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Strategjia e re do të fokusohet në edukimin e hershëm, shkollën gjithëditore, arsimin profesional dhe reformimin e arsimit të lartë.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh) ka nisur zyrtarisht procesin e hartimit të Strategjisë së Arsimit të Kosovës 2035+, duke organizuar tryezën e parë të diskutimit me partnerët zhvillimorë të sektorit të arsimit.

Qëllimi i takimit ishte prezantimi i qasjes metodologjike dhe procesit të hartimit të strategjisë së re, e cila do të përcaktojë prioritetet që do të udhëheqin zhvillimin e sistemit arsimor në dekadën e ardhshme.

Ministri në detyrë i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku, falënderoi partnerët zhvillimorë për mbështetjen e vazhdueshme në avancimin e arsimit në Kosovë, duke theksuar se rezultatet e deritanishme janë edhe fryt i bashkëpunimit shumëvjeçar me ta.

Ai bëri të ditur se Strategjia e Arsimit 2035+ do të hartohet përmes një procesi gjithëpërfshirës dhe konsultativ, me pjesëmarrjen e institucioneve, ekspertëve, organizatave të shoqërisë civile, nivelit lokal dhe akterëve të tjerë relevantë.

Sipas Çekut, strategjia do të mbështetet në katër prioritete kryesore: edukimin dhe parandalimin e hershëm, përmirësimin e arsimit parauniversitar përmes zhvillimit të shkollës gjithëditore, fuqizimin e arsimit dhe aftësimit profesional në funksion të tregut të punës, si dhe ristrukturimin e arsimit të lartë.

Koordinatori i procesit, Taulant Hoxha, prezantoi kornizën metodologjike, strukturën menaxhuese dhe afatet kryesore të hartimit të dokumentit. Ai theksoi se Strategjia e Arsimit 2022–2026 ka krijuar bazën për avancimin e reformave në sektor, ndërsa dokumenti i ri synon të ndërtojë mbi arritjet ekzistuese dhe të krijojë një kornizë afatgjatë që i përgjigjet nevojave të shoqërisë dhe sfidave të së ardhmes.

Në tryezë morën pjesë përfaqësues të Bashkimit Evropian, Bankës Botërore, GIZ-it, ADA-së, LuxDev-it, OSBE-së, UNDP-së, UNICEF-it, UNOPS-it, Millennium Challenge Account (MCA), DVV-së, si dhe projekteve KosEd dhe Swisscontact.

Sipas MASh-it, të gjithë partnerët zhvillimorë shprehën gatishmërinë për të vazhduar mbështetjen gjatë procesit të hartimit dhe zbatimit të Strategjisë së Arsimit 2035+, duke vlerësuar rëndësinë e konsultimeve të gjera dhe koordinimit institucional për ndërtimin e një sistemi arsimor më cilësor, gjithëpërfshirës, të qëndrueshëm dhe konkurrues.

Tryeza e së martës shënoi fillimin zyrtar të procesit të përgatitjes së Strategjisë së Arsimit 2035+ dhe është e para nga një seri diskutimesh që do të zhvillohen me institucione, ekspertë, hisedarë dhe palë të tjera të interesuara në fushën e arsimit.

Gjithashtu lexoni:

Shpërthen zjarri në dy fshatra të Mitrovicës

Komuna e Kamenicës ndan 45 mijë euro për ekskurzione, planifikon t’i dërgojë nxënësit në Durrës

Rritet numri i divorceve në Kosovë, 147 çifte i dhanë fund martesës brenda një muaji

Ministri Gashani: Kosova po përgatitet me përkushtim për Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”

MASh u bën thirrje prindërve: Mos nxitoni t’i bleni tekstet mësimore, nuk është caktuar akoma çmimi

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?