Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka pritur në takim ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë të Shqipërisë, Enea Karakaçi, ku siç ka thënë ajo është diskutuar mbi prioritetet përbashkëta në sektorin e energjisë.
Ajo ka thënë se është disktuar edhe bashkëpunim në projektin termocentralin në Vlorë, për furnizim me gaz nga ShBA, ku Kosova e Shqipëria do të ndajnë kapacitetet e energjisë elektrike në përputhje me nevojat e të dy vendeve.
“Bashkëpunimin në projektin e termocentralit të Vlorës (me furnizim me gaz të lëngëzuar natyror nga ShBA), sipas marrëveshjes së vitit 2022, me qëllim që Kosova dhe Shqipëria të ndajnë kapacitetet e energjisë elektrike në përputhje me nevojat e të dy vendeve; Zhvillimin dhe rritjen e bursës tonë të përbashkët të energjisë elektrike, Bursës Shqiptare (ALPEX), në të cilën vëllimi i tregtisë po rritet vit pas viti;Linjën e re të transmetimit 400 kV Prizren – Fierzë.U dakorduam të vazhdojmë koordinimin e ngushtë institucional dhe teknik”, ka shkruar ajo në Facebook.


