KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rreth 300 studentë nga vende të ndryshme të botës i bashkohen Universitetit Veror në Prishtinë
Arsim

Rreth 300 studentë nga vende të ndryshme të botës i bashkohen Universitetit Veror në Prishtinë

KosovaNewss
KosovaNewss 20:45 -06/07/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Ka nisur edicioni i 25-të i Universiteti Veror Ndërkombëtar i Prishtinës me një hapje pranë Rektoratit dhe të pranishëm duke filluar nga rendi institucional, përfaqësues ndërkombëtar, profesorë e studentë.

Gjatë këtij viti, do të marrin pjesë rreth 300 studentë nga vende të ndryshme të botës.

Në hapje të këtij edicioni u tha se programi i këtij edicioni do të përmbajë mbrëmje kulturore, aktivitete studentore dhe mundësi për bashkëpunim ndërkombëtar.

Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Arben Hajrullahu tha se ky është eventi më i madh në të gjitha universitetet shqipfolëse.

“U përmend se ky aktivitet është evenimenti më i madh ndërkombëtar në Universitetin e Prishtinës dhe në Kosovë, dhe mendoj se në të gjitha universitetet shqipfolëse në Ballkan e për rrjedhojë edhe në botë”, tha Hajrullahu.

Zëvendësministri i Arsimit, Përparim Kryeziu u shpreh se universitetet e tilla verore ofrojnë mundësi unike për rritje akademike dhe profesionale.

“Për shumë studentë, duke përfshirë edhe ata prej jush që jeni këtu sot, universitetet verore janë larg të qenit një detyrim që ndërpret pushimet e verës. Përkundrazi, ato janë mundësi unike për rritje akademike dhe profesionale. Sepse universitetet verore ofrojnë një mjedis të shkëlqyer për të takuar njerëz të rinj, për të shkëmbyer ide dhe për të fituar perspektiva të reja që shtrihen shumë përtej klasave të mësimit”, tha Kryeziu.

Në këtë edicion, Universiteti Veror Ndërkombëtar i Prishtinës ka mbështetjen edhe të Bashkimit Evropian.

E shefi i sektorit politik të BE-së në Kosovë, Boguslaw Gertruda tha se kjo shënon fillimin e bashkëpunimit mes dy vendeve edhe në fushën akademike.

“Kjo gjithashtu shënon fillimin e një bashkëpunimi midis BE-së në Kosovë dhe Universitetit të Prishtinës në këtë kuadër të Universitetit Veror. Universiteti Veror i Prishtinës bën bashkë një komunitet akademik të larmishëm dhe të gjerë të fakultetit dhe studentëve nga vende, kultura, gjuhë dhe prejardhje të ndryshme, në ndjekjen e përbashkët të të mësuarit dhe prodhimit të dijes. BE-ja e sheh rininë dhe investimin në kapitalin njerëzor si çelës për një të ardhme të suksesshme të Kosovës”, tha ai.

Çdo vit, Universiteti Veror Ndërkombëtar i Prishtinës tërheq interesim të madh nga universitetet partnere dhe profesorë ndërkombëtar që duan të bëhen pjesë e tij.

Gjithashtu lexoni:

Komuna e Kamenicës ndan 45 mijë euro për ekskurzione, planifikon t’i dërgojë nxënësit në Durrës

MASh u bën thirrje prindërve: Mos nxitoni t’i bleni tekstet mësimore, nuk është caktuar akoma çmimi

Zgjatet afati për aplikimin në provimin e maturës shtetërore

Mbi 181 mijë aplikime për subvencionimin e teksteve, afati përfundon sonte

Hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve shkollore

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?