KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit
Arsim

Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit

Kosova News
Kosova News 21:29 -08/07/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Organizata “Lëvizja për Demokraci” ka reaguar ndaj situatës në Universitetin Publik të Ferizajt “USHAF”, duke u bërë thirrje studentëve që të mos regjistrohen në këtë institucion, për shkak të asaj që e cilëson si shkelje të statutit dhe të ligjshmërisë në udhëheqjen e universitetit.

Sipas reagimit të kësaj organizate, rektori i universitetit, Agron Bajraktari, dyshohet se ka manipuluar statutin e universitetit në mënyrë që t’ia mundësojë vetes rizgjedhjen e vazhdueshme në krye të institucionit. Lëvizja për Demokraci pretendon se, ndryshe nga statutet e universiteteve të tjera publike në Kosovë, ku rektorit i lejohen vetëm dy mandate, në rastin e Universitetit të Ferizajt kjo është ndryshuar në kundërshtim me standardet dhe praktikat e zakonshme.

Organizata vlerëson se, nëse këto pretendime rezultojnë të sakta, pozita e rektorit mund të konsiderohet e jashtëligjshme dhe, si pasojë, edhe dokumentet zyrtare të nënshkruara prej tij, përfshirë diplomat, mund të jenë objekt kontestimi në të ardhmen.

Në reagim kërkohet që Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të dalë urgjentisht me një sqarim publik lidhur me këtë çështje dhe të informojë opinionin për ligjshmërinë e mandatit të rektorit të Universitetit të Ferizajt.

Po ashtu, Lëvizja për Demokraci ka ngritur edhe shqetësime për stafin akademik të këtij universiteti, duke pretenduar se një pjesë e madhe e tyre janë pranuar pa kritere të qarta dhe se nuk përputhen profesionalisht me lëndët që ligjërojnë.

Deri më tani, Universiteti Publik i Ferizajt “USHAF” dhe rektori Agron Bajraktari nuk kanë reaguar publikisht ndaj këtyre pretendimeve.

Gjithashtu lexoni:

Rreth 300 studentë nga vende të ndryshme të botës i bashkohen Universitetit Veror në Prishtinë

MASh fillon hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+

Ministri Çeku, në Simpoziumin Shkencor “Qëndrimet dhe vlerat në kurrikula dhe roli i tyre në edukimin e gjeneratave të reja”

UP hap konkursin për pranimin e studentëve për vitin akademik 2026/2027

Sot mbahet Testi i Arritshmërisë në Kosovë, marrin pjesë 23 mijë nxënës

Kosova News 08/07/2026 08/07/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 24°
45%
6 km/h
Wed
25 °C
Thu
27 °C
Fri
30 °C
Sat
34 °C
Sun
30 °C

Lajmet e Fundit

Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së
22:00 -08/07/2026
Rizvanolli dhe Karakaç diskutojnë për prioritetet e përbashkëta në sektorin e energjisë
21:22 -08/07/2026
Sinani: Vizita e Begajt në Preshevë, mesazh i fuqishëm i mbështetjes
21:08 -08/07/2026
Kamberi: Vizita e presidentit Begaj në Luginë, mesazh i qartë i mbështetjes për ruajtjen e identitetit
20:18 -08/07/2026
Mbyllen 6 biznese dhe gjobiten 6 të tjera në aksionin ndaj kriptovalutave dhe këmbimoreve
19:32 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?