Një person është vetë-plagosur aksidentalisht me armë gjuetie, mbrëmjen e së premtes në Skënderaj.
I plagosuri është dërguar për tretman mjekësor në QKMF në Skënderaj.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, tha se njësitet përkatëse janë duke trajtuar këtë rast.
“Bazuar në të dhënat fillestare, bëhet e ditur se një person i moshës madhore si pasoj e vetëplagojes aksidentale me armë gjuetie ka kërkuar tretman mjekësor në QKMF Skenderaj. Njësitet përkatëse janë duke trajtuar rastin!”, tha Zahiti.


