KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Velija: Greva e papërgjegjshme, SBAShK-u ka shkelë me të dy këmbët Ligjin për mbrojtjen e fëmijëve
Arsim

Velija: Greva e papërgjegjshme, SBAShK-u ka shkelë me të dy këmbët Ligjin për mbrojtjen e fëmijëve

Kosova News
Kosova News 14:20 -30/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Pakënaqësitë me zgjatjen e grevës së organizuar nga SBAShK-ut vetëm sa po rriten. E kjo grevë po vlerësohet si tërësisht e papërgjegjshme dhe që me të janë shkelë me të dy këmbët mbi interesin në të mirë të fëmijëve, rrjedhimisht edhe Ligjin për mbrojtjen e fëmijëve dhe të drejtën e tyre kushtetuese.

Kështu konsideron analisti Dardan Velija, i cili ka theksuar se Kosova e ka një Ligj për mbrojtjen e fëmijës, i cili shumë qarte e specifikon se çdo veprim që ndërlidhet me fëmijët, qoftë nga prindërit apo institucionet, duhet te sigurojë – INTERESIN MË TË MIRË TË FËMIJËS.

“Greva një mujore – tërësisht e papërgjegjshme, e shkelë me të dy këmbët interesin më të mirë të fëmijëve dhe rrjedhimisht edhe këtë ligj. Ky ligj e specifikon gjithashtu shumë qartë që ndalohet privimi i fëmijës nga e drejta për edukim dhe arsim. Sindikata për një muaj i ka privuar fëmijët nga e drejta e tyre për edukim dhe arsim”, ka thënë Velija.

Ai thekson se ky ligj obligon prindërit ose kujdestarët që të marrin masa të përshtatshme që fëmija të ndjekë arsimin e detyrueshëm dhe të garantojë frekuentimin e rregullt në shkollë.

“Kjo i obligon prindërit që të organizohen dhe të marrin për sipër zbatimin e të drejtës së fëmijës për arsim, e cila është edhe e drejtë kushtetuese”, ka shkruar mes tjerash Velija.

Për më shumë në linkun më poshtë e keni të plotë: LIGJIN NR. 06/L-084 PËR MBROJTJEN E FËMIJËS

https://gzk.rks-gov.net/ActDocumentDetail.aspx?ActID=20844

Ndërkohë duke parë se greva po thyhet nga brenda dhe se shumica e mësimdhënësve po shprehen kundër grevës, drejtuesit e SBAShK-ut kanë nisur të pyesin shkollat nëse janë për të nisur ose jo mësimin më 3 tetor.

E tashmë kundër grevës dhe për mësim janë deklaruar edhe mësimdhënësit nga komuna e Podujevës dhe ajo e Prizrenit.

KosovaNews mëson se 80 për qind e shkollave nga komuna e Podujevës kanë votuar që të ndërpritet greva dhe të fillohet me procesin mësimor.

Po ashtu edhe shumica e mësimdhënësve nga shkollat në Prizren kanë votuar që mësimi të nis më 3 tetor.

Mësimdhënësit e dy komunave të mëdha, Prizrenit dhe Podujevës vendosin për ndërprerjen e grevës  

Ndërkaq ka shkolla që tashmë kanë nisur mësimin, siç është “Hasan Prishtina”, në kryeqytet, ndërsa edhe disa shkolla në komuna  tjera, si Gjakovë, Podujevë, Kaçanik e Deçan, kanë nisur mësimin.

E dje njëra nga shkolla që të vendosur që të ndërpritet greva dhe të fillohet me procesin mësimor është edhe shkolla “Ismail Qemaili, në Prishtinë.

KosovaNews mëson se nga votimi që është zhvilluar në këtë shkollë, 67 për qind kanë votuar që të fillojë mësimi të hënën, ndërsa vetëm 31 për qind kanë qenë për të vazhduar me grevë dhe pjesa tjetër nuk është deklaruar fare.

Edhe në SHFMU “Nexhmi Mustafa”, në Besi, shumica janë deklaruar që të ndërpritet greva dhe të fillohet me mësim.

Shumica e mësimdhënësve të shkollës “Ismail Qemaili” dhe “Nexhmi Mustafa” kundër grevës, votojnë të nis mësimi

Ndërsa Këshilli i Prindërve i Kosovës ka kërkuar edhe sot ndërprerjen e menjëhershme të grevës dhe nisjen e procesit mësimor, duke kërcënuar se në të kundërtën do të kërkojmë çregjistrim masiv të nxënësve.

Përmes një shkrimi në llogarinë e tyre në Facebook, ky këshill ka kërcënuar se nëse deri të hënën me datën 3 tetor nuk nis mësimi, do të kërkojmë çregjistrim masiv nga shkollat.

Këshilli i Prindërve falënderon UNICEF-in dhe thërret edhe një herë: Hapini shkollat ose çregjistrohemi!

Sindikata e Bashkuar e Arsimit ka thënë, më 28 shtator, se i është drejtuar anëtarësisë greviste me një shkresë, përmes të cilës u ka kërkuar të japin mendimin e tyre për idenë që të pezullohet greva në arsim.

Si pasojë e grevave që kanë nisur në sektorin e arsimit më 25 gusht, mbi 300.000 nxënës kanë mbetur pa mësim.

Në fillim të këtij muaji, Qeveria e Kosovës ka paraqitur një pako për përballje me inflacionin, në kuadër të së cilës punonjësit e sektorit publik, përfshirë mësimdhënësit, përfitojnë nga 50 euro shtesë, nisur nga ky muaj./KosovaNews/

Gjithashtu lexoni:

Kurti falënderon ambasadorin turk në takimin lamtumirës: Turqia, partnere dhe aleate e rëndësishme e Kosovës

Kurti pret bashkëpunim me kryeministrin britanik në ruajtën e demokracisë nga Rusia dhe Serbia

Tre shtetas të Kosovës humbin jetën afër Bllacës

Pacolli: Bajrami po gënjen për Deponinë e Sferkës, KMDK-ja nuk e menaxhon atë

Policia e Kosovës parandalon kontrabandën me mallra në Zubin Potok

TAGGED: Arsim, greva, nxenes, SBASHK-u
Kosova News 30/09/2022 30/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

Konjufca uron Milibandin për postin e sekretarit të Jashtëm britanik
23:05 -20/07/2026
Kurti: Gazetari Behlul Jashari i shërbeu së vërtetës
22:43 -20/07/2026
Dëmët në bujqësi nga breshëri, ministri Muja nesër e viziton Istogun
22:40 -20/07/2026
Komunat e Kosovës, në qendër të tranzicionit energjetik dhe klimatik
20:59 -20/07/2026
Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në 13 vendpunishte në Prishtinë dhe Fushë-Kosovë
19:35 -20/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?