KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: Të dakordohen partitë për nënkryetarët, synohet shmangia e zgjedhjeve të reja
Politikë

Kurti: Të dakordohen partitë për nënkryetarët, synohet shmangia e zgjedhjeve të reja

Kosova News
Kosova News 15:17 -09/09/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë thirrje për dakordim mes partive politike për zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit, pas ndërprerjes së seancës konstituive.

Kurti tha se me zgjedhjen e Albulena Haxhiut në krye të Kuvendit ka nisur procesi i konstituimit të legjislaturës së 11-të, ndërsa tash mbetet që të zgjidhen edhe nënkryetarët.

“Së pari u zgjodh Albulena haxhiu, kryetare e Kuvendit e ligjeslaturës së 11 me këtë rast filloj konstituimi i Kuvendit që të përmbyllet me sukses të plotë duhet ti zgjedhim edhe nënkryetarët, për këtë  nevojitet dakordim, unë jam në kontakt përveç se me kryetarin e LDK-së i kam shkruar edhe atij të PDK-së që të takohemi dhe në këtë mënyrë të kemi dakordim edhe për zgjedhjen e nënnëkryetarëve. Le te jemi pozitiv dhe konstruktiv dhe në këtë mënyrë të kemi kuvend të konstituar, shpejt qeveri të formuar dhe të kalojmë të zgjedhja e presidentit që duhet të bëhet që ‘ti evitojmë zgjedhjet e reja”, ka thënë ai.

“Sic e tha kryetarja e Kuvendit, deklarata e përfaqësuesit të Listës Serbe ishte në shpërputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, ishte në shpërputhje me betimin që e ka bërë. Për mua ishte e çuditshme pse ai nuk e lexoi saktësisht siç e ka deponuar me shkrim propozimin për Sllavko Simiqin.

Propozimin që ka deponuar e ka shkruar në përputhje me Kushtetutën, por atë që e deklaroi ishte në shpërputhje. Kjo mund të jetë edhe në kuadër të euforisë së tij nga varrimi i Ratko Mlladiqit, i komandantit dhe gjeneralit që masakroi boshnjakët në Srebrenicë, që u nderua nga shteti serb dhe Kisha Ortodokse Serbe”.

“Si do që të jetë, nuk mund të votohet në Kuvendin e Republikës ai propozim që u deklarua, vetëm ai propozimi që u dërgua me shkrim është në përputhje me Kushtetutën. Duhet ta kemi dakordimin për nënkryetarët dhe shpresoj që këtë ta arrij sa më parë me Bedri Hamzën dhe Lumir Abdixhikun”, tha ai

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Aleanca dhe partneriteti me Shtetet e Bashkuara është i veçantë dhe i palëkundur 

Kurti takon ambasadoren e re të Zvicrës, Cattin Hennin

Abdixhiku takon ambasadorin norvegjez, diskutojnë për zhvillimet politike në Kosovë

Kurti për deklaratën skandaloze të Igor Simiqit: Mund të jetë në kuadër të euforisë nga varrimi i Mladiqit   

Ndërpritet sërish seanca e kuvendit, vazhdon të premten në orën 11:00

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?