KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shumica e mësimdhënësve të shkollës “Ismail Qemaili” dhe “Nexhmi Mustafa” kundër grevës, votojnë të nis mësimi
Arsim

Shumica e mësimdhënësve të shkollës “Ismail Qemaili” dhe “Nexhmi Mustafa” kundër grevës, votojnë të nis mësimi

Kosova News
Kosova News 14:28 -29/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Pakënaqësitë me zgjatjen e grevës së organizuar nga SBAShK-ut vetëm sa po rriten. Deri sa një pjesë e shkollave pas votimeve të fshehta kanë vendosur të nisin procesin mësimor, në ato shkolla ku ende po mbahet greva, prindërit po organizojnë protesta.

Duke parë se greva po thyhet nga brenda dhe se shumica e mësimdhënësve po shprehen kundër grevës, drejtuesit e SBAShK-ut kanë nisur të pyesin shkollat nëse janë për të nisur ose jo mësimin më 3 tetor.

E njëra nga shkolla që të vendosur që të ndërpritet greva dhe të fillohet me procesin mësimor është edhe shkolla “Ismail Qemaili, në Prishtinë.

KosovaNews mëson se nga votimi që është zhvilluar në këtë shkollë, 67 për qind kanë votuar që të fillojë mësimi të hënën, ndërsa vetëm 31 për qind kanë qenë për të vazhduar me grevë dhe pjesa tjetër nuk është deklaruar fare.

Edhe në SHFMU “Nexhmi Mustafa”, në Besi, shumica janë deklaruar që të ndërpritet greva dhe të fillohet me mësim.

 Ndërsa Këshilli i Prindërve i Kosovës ka kërkuar edhe sot ndërprerjen e menjëhershme të grevës dhe nisjen e procesit mësimor.

Si pasojë e grevave që kanë nisur në sektorin e arsimit më 25 gusht, mbi 300.000 nxënës kanë mbetur pa mësim, ndërsa tashmë ka mospajtime edhe brenda SBAShK-ut dhe disa shkolla pas votimeve të fshehta kanë  vendosur që të nisin procesin mësimor.

“E hëna, më 3 tetor, duhet të jetë dita e fillimit të mësimit në të gjitha shkollat e Kosovës! Asnjë arsyetim më nuk i ndalon prindërit të shfaqin revoltën në çdo formë! E tepruar sa nuk ka kjo grevë!”, thuhet në reagimin e fundit që ka lëshuar Këshilli i Prindërve, raporton KosovaNews.

Mësimdhënësit e dy komunave të mëdha, Prizrenit dhe Podujevës vendosin për ndërprerjen e grevës  

Gjithashtu lexoni:

Gërvalla: Propozimi i Listës Serbe skandaloz, s’ka popull serb në Kosovë veç komunitet

Haziri thotë se LDK do të votojë çdo kandidat të VV-së për kryetar të Kuvendit

Kosova vendos masë antidamping ndaj importit të farës së grurit nga Serbia

KFOR-i dhe Islanda zgjasin bashkëpunimin për hapësirën ajrore të Kosovës deri në vitin 2028

PISA 2025: Nxënësit e Kosovës mbeten nën mesatare

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?