Një ekipë ushtarake nga Jordia dhe Shqipëria, bashkë me pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë realizuar trajnimin trejavor të Kërkim-Shpëtimit në male, në Qendrën Ndërkombëtare të Trajnimit për Kërkim Shpëtim, të Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, kjo është hera e tretë që trupat jordaneze marrin pjesë në trajnimet e Kërkim-Shpëtimit në QNTKSH. Në ceremoninë e certifikimit të pranishëm ishin zv.ministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, Komandanti i Gardës Kombëtare, gjeneral brigade Naim Haziri, drejtori i QNTKSH, John Doone, këshilltari amerikan në Ministri të Mbrojtjes, Thomas Niblock, si dhe oficerë e ushtarë të FSK-së.
“Me këtë rast, zv.ministri Syla vlerësoi lartë bashkëpunimin trelateral të ushtrive duke shprehur gatishmërinë për zgjerimin dhe avancimin e këtij bashkëpunimi edhe në fusha tjera me interes të përbashkët. Në QNTKSH realizohen trajnime të nivelit të qendrave botërore për stafin ndërkombëtar dhe vendor, përfshirë Policinë e Kosovës dhe institucionet tjera vendore të sigurisë”, thuhet në njoftim.
Qendra Ndërkombëtare e Trajnimit për Kërkim Shpëtim të FSK-së vazhdon trajnimin profesional të pjesëtarëve nga vende të ndryshme të botës.


