KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Trainkosi përjashton 12 punëtorë nga puna, dyshohet se përfituan 230 mijë euro përmes manipulimit të arkave fiskale
Lajme

Trainkosi përjashton 12 punëtorë nga puna, dyshohet se përfituan 230 mijë euro përmes manipulimit të arkave fiskale

Kosova News
Kosova News 11:16 -30/01/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Ndërmarrja publike “Trainkos” ka njoftuar se ka pasur ndërhyrje dhe manipulim të të dhënave në arka fiskale dhe se është dëmtuar financiarisht nga shitja e biletave gjatë operimit me arka për një kohë të gjatë.  

Ndërmarrja publike “Trainkos” ka bërë të ditur se 12 punonjësve u është shkëputur marrëdhënia e punës për shkak të manipulimit të të dhënave në arka fiskale. Sipas njoftimit, dëmi i konstatuar është 230 mijë euro.

“Trainkos” ka njoftuar se ka nisur si hetim i brendshëm i ndërmarrjes e më pas me aprovimin e Departamentit të Arkave Fiskale në kuadër të Administratës Tatimore të Kosovës, përmes operatorit të licencuar ekonomik “Enternet”, janë bërë leximet e të dhënave të të gjitha arkave fiskale.

“Nga ky lexim ka rezultuar se ka dyshime për ndërhyrje dhe manipulim të dhënave, si dhe fshehje dhe dëmtim të raportimit të shitjeve të biletave gjatë operimit me arka për një periudhë të gjatë kohore. Të gjitha këto dyshime janë dokumentuar e vërtetuar përmes leximeve nga personat e autorizuar përgjegjës të operatorit në fjalë”, theksohet në njoftim.

Në njoftimin e ndërmarrjes thuhet se “Trainkos” ka njoftuar të gjitha organet e veta kompetente si dhe ka nxjerrë dëshmitë e dyshimit për aktivitetin e bërë nga disa punonjës përmes arkave fiskale, të cilët siç thuhet nga “Trainkos”, nga viti 2016 deri në fundvitin 2024 kanë ndërhyrë në të dhënat e raportimit duke resetuar pajisjet dhe duke fshehur të dhënat reale të shitjeve.

“Nga raporti i fundit, të cilin e kemi pranuar nga ENTERNET, dëmi i shkaktuar kalon shumën prej 230 mijë eurosh, dhe kjo shumë mund të rritet, meqë janë edhe katër (4) pajisje fiskale të cilat kanë pasur memorie të ndërruar dhe të njëjtat ende nuk i kemi. Pra, ndërmarrja nuk di se cili mund të jetë dëmi në memoriet e pa lexuara dhe shuma totale pas kësaj”, thuhet në njoftim.

Për këtë, janë njoftuar dhe organet e rendit dhe të hetuesisë, ndërsa sipas të dhënave të nxjerra nga memoriet e arkave, ndërmarrjes dyshohet t’i jetë shkaktuar një dëm i konsiderueshëm në të holla, si dhe në vet imazhin e saj.

“Për dëmin e shkaktuar dhe për memoriet e mbetura pa lexuar, kjo çështje kërkon një hetim nga ana e autoriteteve ligj zbatuese, si dhe ato të hetuesisë, nga të cilat kërkojmë që zyrtarisht të nisin hetimet, duke qenë se vepra e kryer përmban disa elemente të veprave penale të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Andaj, Trainkos Sh.A., i bën thirrje zyrtarisht Prokurorisë së vendit që të nisë hetimet”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu lexoni:

Kurti për 16-vjetorin e opinionit të GJND-së: Një moment që forcoi themelet e shtetësisë së Kosovës

Ambasadori Faruk Ajeti takon Kryeministrin e Baden-Württembergut, zotohen për thellimin e partneritetit me Kosovën

Paralajmërohen stuhi, shi e breshër, AME-ja bën apel qytetarëve për kujdes

​Haxhiu: Të premten do ta caktoj datën e seancës konstituive, me LDK-në nuk pati marrëveshje

Aksion i madh i policisë në Prizren dhe Suharekë, kontrolle në autoparkime

Kosova News 30/01/2025 30/01/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Wed
24 °C
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Arrestohen tetë persona të kërkuar nga organet e drejtësisë në Gjakovë
15:42 -22/07/2026
Rizvanolli: Trainkosi me rritje të udhëtarëve dhe ulje të shpenzimeve
15:40 -22/07/2026
Policia Kufitare shpëton familjen me tre fëmijë në Himarë, rrezikuan të mbyteshin pas defektit në mjetin lundrues
15:21 -22/07/2026
FIFA heton përleshjen në fushë pas finales Spanjë-Argjentinë
14:56 -22/07/2026
Kurti për 16-vjetorin e opinionit të GJND-së: Një moment që forcoi themelet e shtetësisë së Kosovës
14:22 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?