Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prizren dhe në bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës (ATK), Inspektoratin Qendror të Punës dhe Inspektoratin Qendror të Ministrisë së Tregtisë, ka zhvilluar një aksion të përbashkët ndaj disa autoparkime në komunat të Prizrenit dhe Suharekës.
Sipas njoftimit të policisë, aksioni është realizuar më 21 korrik 2026, rreth orës 10:00, në kuadër të hetimeve për dyshime lidhur me shmangien nga tatimi.
Gjatë kontrolleve janë evidentuar shkelje të ndryshme, për të cilat institucionet kompetente kanë ndërmarrë veprimet përkatëse në përputhje me kompetencat ligjore.
“Prizren dhe Suharekë / 21.07.2026 – 10:00. Lidhur me rastin, Policia e Kosovës me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prizren dhe në bashkëpunim me institucionet tjera ligj zbatuese si: Administrata Tatimore e Kosovës, Inspektorati Qendror i Punës, Inspektorati Qendror i Ministrisë së Tregtisë, ka ndërmarrë veprime ndaj disa autoparkime ku janë evidentuar shkelje të ndryshme, ndaj të cilave janë ndërmarrë veprimet përkatëse nga institucionet kompetente”, thuhet në raportin e policisë.


