KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Sulmohet dhe i digjet vetura RKS një polici serb në veri, ministri Sveçla: Vuçiqi të ndalojë aktet e dhunshme dhe terroriste
Siguri

Sulmohet dhe i digjet vetura RKS një polici serb në veri, ministri Sveçla: Vuçiqi të ndalojë aktet e dhunshme dhe terroriste

Kosova News
Kosova News 15:52 -19/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Është sulmuar dhe i është djegur vetura me targa RKS një pjesëtari të Policisë së Kosovës nga komuniteti serb.

Ky sulm ka ndodhur ë pjesën veriore të vendit dhe për këtë ka reaguar edhe vetë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Ai tha se tentimet për frikësime ndaj qytetarëve që po regjitrojnë automjetet e tyre në targa RKS po vazhdojnë edhe më tutje në pjesën veriore.

“Tentimet për frikësime po vazhdojnë. Sot një tjetër oficer i Policisë së Kosovës nga komuniteti serb është sulmuar nga strukturat ilegale të cilët i kanë djegur veturën me targa legale RKS. Kjo është një ftesë e hapur për të luftuar institucionet e Republikës së Kosovës”, ka thënë ai.

- Reklamë -

Ministri Sveçla e ka fajësuar direkt për këtë akt dhe situata tjera të ngjashme presidentin serb Aleksandër Vuçiq, i cili ditë më parë hapur foli për paraqitjen e njerëzve të uniformuar në veri të Kosovës.

“I kërkojmë Vuçiqit të ndalojë së mbështeturi aktet e dhunshme dhe terroriste ndaj qytetarëve besnikë të Republikës së Kosovës”, ka thënë Sveçla.

The fear-mongering tendencies continue. Today another Serbian KP officer was assaulted by illegal structures who burned his car with legal RKS plates.This is an open invitation to fight RKS inst. We ask Vucic to stop supporting violent & terrorist acts towards loyal RKS citizens.

— Xhelal Sveçla (@XSvecla) September 19, 2022

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ditë më parë tha se institucionet e Republikës së Kosovës, por edhe ato të aleatëve, kanë konfirmuar se edhe në natën mes 31 korrikut dhe 1 gushtit kishte grupe të armatosura dhe të uniformuara me maska në pjesën e veriore të vendit.

Ai tutje shtoi se në vazhdimësi kanë theksuar se këto grupe po drejtohen nga strukturat qeveritare të Serbisë, madje vetë presidenti Aleksandër Vuçiq.

“Që të gjitha grupet që janë të organizuara në drejtim të luftimit të shtrirjes së sovranitetit dhe ruatjes së integritetit territorial të institucioneve të Republikës së Kosovës jo vetëm se janë të cytura, por janë edhe të financuara dhe të udhëhequra nga Aleksandër Vuçiq dhe Qeveria e Serbisë”, ka thënë ministri Sveçla, raporton KosovaNews.

Sveçla: Vuçiqi i udhëheq grupet e armatosura serbe në veri, e konfirmoi dje edhe vetë

Gjithashtu lexoni:

Haxhiu në mbështetje të dr. Metë Shatrit: Studentët dhe rinia mbeten prioritet i qeverisjes sonë

Theren me thikë dy persona në Prizren, policia jep detajet e fundit

FSK-ja merr pjesë në konferencën e NATO-s në Gjermani

Hoxha pret ambasadorin hungarez, diskutohen çështjet e sigurisë

11 të arrestuar për bixhoz të kundërligjshëm në Pozheran të Vitisë

Kosova News 19/09/2022 19/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
14° _ 13°
89%
1 km/h
Fri
24 °C
Sat
23 °C
Sun
25 °C
Mon
26 °C
Tue
24 °C

Lajmet e Fundit

Vetëvendosje mban tubim në Mitrovicë, Kurti premton investime të shumta në tërë Kosovën
22:44 -04/06/2026
Haxhiu në mbështetje të dr. Metë Shatrit: Studentët dhe rinia mbeten prioritet i qeverisjes sonë
22:36 -04/06/2026
UP-ja nënshkruan memorandum mirëkuptimi me CIHEAM Montpellier dhe CIHEAM Zaragosa
21:16 -04/06/2026
Merz dhe Macron, me plan të ri për afrimin e Ballkanit drejt BE-së
21:03 -04/06/2026
Dr. Metë Shatri synon të çojë zërin e profesionistëve në Kuvend
20:19 -04/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?