Një person ka vdekur nga një aksident në rrugën “Shkupi” në Prishtinë mesditën e së shtunës.
Policia ka thënë se në aksident u përfshinë dy vetura, nga i cili u lëndua edhe një person.
“Sot rreth orës 12:00, Policia ka pranuar informatën se në rrugën Shkupi në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura. Si pasojë e lëndimeve të marra, një person ka ndërruar jetë, kurse një tjetër ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor”, njoftoi Policia.
Njësitet përkatëse po merren me rastin deri në sqarimin e rrethanave.


