Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar 16 persona dhe ka shqiptuar 1,985 gjoba për kundërvajtje në trafik gjatë 24 orëve të fundit.
Sipas statistikave të përgjithshme në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 103 aksidente trafiku. Prej tyre, 2 aksidente kanë qenë me fatalitet, 32 me persona të lënduar, ndërsa 69 aksidente kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Në kuadër të kontrolleve në trafik, policia ka shqiptuar gjithsej 1,985 tiketa trafiku. Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 16 persona, prej të cilëve 11 janë dërguar në mbajtje.


