KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Eskalon Vuçiq: Serbia po shqyrton ndryshimin e rrjedhës së Lumit Ibër
Siguri

Eskalon Vuçiq: Serbia po shqyrton ndryshimin e rrjedhës së Lumit Ibër

Kosova News
Kosova News 23:00 -09/08/2026
Shpërndaje
Image ref 74339505. Copyright Rex Shutterstock No reproduction without permission. Please see www.rexfeatures.com for more information.
Shpërndaje

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar të dielën se Serbia po shqyrton mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër në territorin e Serbisë, për shkak, siç ka thënë, të maltretimit të serbëve nga autoritetet e Kosovës.

Gjatë një deklarimi për media në Beograd, Vuçiq tha se Serbia ka angazhuar ekspertë nga sektori i ndërtimtarisë, inxhinierë dhe profesionistë të tjerë për të shqyrtuar mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së Ibrit.

“Meqë po e maltretojnë kaq shumë popullin tonë, të shohim. Kemi arsye të ndryshme për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit, kështu që do të shohim se çfarë do të bëjnë shqiptarët dhe si do të sillen”, tha ai.

Vuçiq e paraqiti këtë si një nga masat që Serbia mund të shqyrtojë në rrethanat e krijuara, duke deklaruar se Beogradi është “shtet sovran” dhe se vepron në përputhje me interesat e tij.

Deklarata e Vuçiqit vjen në kohën kur autoritetet e Kosovës kanë rrënuar objektet pa leje përreth liqenit të Ujmanit.

Një ide të tillë Vuçiqi e kishte paralajmëruar edhe para dy vjetësh teksa po e mohonte përfshirjen e Serbisë në shpërthimin që e dëmtoi kanalin e ujit Ibër-Lepenc, në Varagë të Zubin-Potokut.

Vuçiq ka thënë se “që nga viti 1985 ekziston një ide për të ndryshuar rrjedhën e lumit Ibër për nevojat e popullatës në qytezat afër liqenit”. E një veprim i tillë do ta thante liqenin e Ujmanit, nga i cili furnizohet Kosova.

Gjithashtu lexoni:

“Kosova nuk mund të krahasohet me Ukrainën”, Shqipëria i përgjigjet  vizitës së Zelenskyt në Serbi

16 persona të arrestuar dhe 1985 gjoba trafiku në 24 orët e fundit

Aksident me fatalitet në Prishtinë

Kurti: Çfarëdo emri pa marrëveshje për president, do të na shpinte te zgjedhjet e reja

Sërish shtyhet seanca konstituive

Kosova News 09/08/2026 09/08/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
27°C
Pristina
clear sky
27° _ 27°
52%
4 km/h
Mon
35 °C
Tue
36 °C
Wed
36 °C
Thu
35 °C

Lajmet e Fundit

Protesta në Tiranë zhvendoset para ambasadës serbe dhe asaj ukrainase, protestuesit thirrje jashtë godinave: UÇK, UÇK
23:21 -09/08/2026
Pacolli kërkon reagimin e ndërkombëtarëve pas deklaratave të Vuçiqit për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit
23:13 -09/08/2026
Konjufca reagon ndaj Zelenskyt: Me keqardhje kemi pranuar deklaratat e Zelenski, Kosova mbështeti Ukrainën pavarësisht mosnjohjes
23:10 -09/08/2026
Deputeti ukrainas që përkrah pavarësinë e Kosovës i reagon Zelensky: Gabim diplomatik
23:06 -09/08/2026
Pas deklaratave të Zelenskit në Beograd, hiqet flamuri  i Ukrainës që ishte i vendosur në qendër të Prishtinës
13:38 -09/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?