KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gjykata ia cakton masën e paraburgimit serbit që sulmoi gazetarët në veri
Siguri

Gjykata ia cakton masën e paraburgimit serbit që sulmoi gazetarët në veri

Kosova News
Kosova News 17:55 -19/06/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata Themelore në Mitrovicë, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë, duke ia caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, të dyshurit Dalibor Spasiq, i cili dyshohet për sulm ndaj gazetarëve.

Lajmin e ka konfirmuar gjykatësi i procedurës paraprake, Xhemajl Jusufi.

Pas pak pritet të fillojë seanca paraprake ndaj të dyshuarit se sulmoi gazetarët, Dalibor Spasiq

Mitrovicë- Në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, pas pak pritet të fillojë seanca paraprake ndaj të dyshuarit Dalibor Spasiq, i cili u arrestuar më 17 qershor, nën dyshimin për sulm ndaj gazetarëve.

Këtë e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, nënkryetari i kësaj gjykate, Bekim Veliqi.

Seanca për caktimin e masës së sigurisë, pritet të mbahet tek gjyqtari Xhemajl Jusufi.

Ndryshe, të shtunën, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, njoftoi për arrestimin e Spasiq, duke përgëzuar policët për punën,

“Sot është arrestuar nga Policia e Kosovës në Jarinje edhe një sulmues i gazetarëve në veri, krimineli Dalibor Spasic.  Përgëzoj njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës për efikasitetin dhe punën e vazhdueshme me qëllim të vendosjes së rendit dhe ligjit në çdo cep të Republikës së Kosovës”, ka shkruar ndër të tjera Sveçla.

Kurse, Policia kishte bërë të ditur se Spasiq dyshohet se më 31 maj 2023, kishte sulmuar gazetarët e disa mediumeve në Zveçan.

“Pas sigurimit të dëshmive dhe identifikimit të personit të dyshuar, i njëjti është arrestuar sot në orët e pasdites në Jarinje dhe më pas është shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe procedura të mëtejme policore. Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, kishte njoftuar Policia.

Ndryshe, lidhur me sulmet ndaj gazetarëve në veri, është arrestuar edhe Nemanja Vllaskoviq, më 16 qershor 2023, i dyshuar për sulm ndaj gazetarëve më 29 maj. Kurse, sot (19 qershor), u arrestua i dyshuari i tretë për sulm ndaj gazetarëve Uros Vuksinoviq, i dyshuar për sulm ndaj gazetarëve më 16 qershor.

Ministri Sveçla për të arrestuarin e tretë lidhur me sulmin ndaj gazetarëve në veri: Kriminelët që marrin urdhra nga Beogradi, do të përballen me drejtësinë

Gjithashtu lexoni:

Lirimi me kusht i Thaçit, Specialja: Vendimi i takon vetëm gjyqtarit

Mungesa e dëshmitares shtyn procesin ndaj katër mjekëve

Guerot: Franca mbetet aleate e besueshme e Kosovës

Tentim vrasja në Pejë: Zbulohet krejt çka gjeti Policia, kapen mbi 100 fishekë

Theret me thikë një person në Mitrovicë

Kosova News 19/06/2023 19/06/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
17° _ 16°
78%
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
33 °C
Sat
34 °C

Lajmet e Fundit

Lirimi me kusht i Thaçit, Specialja: Vendimi i takon vetëm gjyqtarit
13:37 -14/07/2026
Mungesa e dëshmitares shtyn procesin ndaj katër mjekëve
13:04 -14/07/2026
Yamal: Jemi kampionë të Evropës, s’kemi frikë nga askush
12:50 -14/07/2026
Në QKUK nis largimi i shtretërve të dëmtuar në Klinikën e Pediatrisë
12:27 -14/07/2026
Shqipëria nis mbylljen e kapitujve të negociatave të anëtarësimit në BE
12:10 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?