Lamine Yamal ka shfaqur besim të madh në prag të gjysmëfinales së Kupës së Botës 2026 mes Spanjës dhe Francës, duke theksuar se objektivi i tij më i madh është kualifikimi në finale.
Talenti i Barcelonës, i cili festoi 19-vjetorin më 13 korrik, u shpreh se dëshira më e madhe për ditëlindje është një fitore ndaj Francës dhe udhëtimi drejt New Yorkut, ku do të zhvillohet finalja e Botërorit.
Yamal nuk u tregua aspak i impresionuar nga forca e kundërshtarit, duke theksuar se Spanja hyn në këtë përballje me besim të plotë.
“Jemi kampionët e Evropës dhe nuk kemi frikë nga askush”, deklaroi ai.
Sulmuesi spanjoll komentoi edhe paraqitjet e tij në këtë Botëror, ku deri tani ka realizuar vetëm një gol. Ai theksoi se nuk është i shqetësuar nga statistikat personale, pasi fokusi i tij mbetet suksesi i skuadrës.
Sipas Yamalit, ndeshje si gjysmëfinalja ndaj Francës janë arsyeja pse çdo futbollist ëndërron të luajë në Kupën e Botës, ndërsa shprehu besimin se Spanja është e gatshme për të siguruar një vend në finale.


