KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shqipëria nis mbylljen e kapitujve të negociatave të anëtarësimit në BE
Rajon

Shqipëria nis mbylljen e kapitujve të negociatave të anëtarësimit në BE

Kosova News
Kosova News 12:10 -14/07/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Shqipëria pritet të hyjë në fazën më të rëndësishme të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, pasi sot formalisht nis mbylljen e kapitujve të negociatave.

Shqipëria bën pjesë në grupin e vendeve lidere në procesin e zgjerimit, duke u renditur menjëherë pas Malit të Zi, i cili sot shënon mbylljen e më shumë se gjysmës së kapitujve të negociatave. Ndërkohë, Ukraina dhe Moldavia nisin hapjen e grupkapitujve në procesin e anëtarësimit.

Në Bruksel kjo ditë po cilësohet si “Super e Marta”, pasi mbahet numri më i madh i konferencave ndërqeveritare të anëtarësimit në një ditë të vetme që nga viti 2002.

“Kemi numrin më të madh të konferencave ndërqeveritare për anëtarësim që nga viti 2002. Ky është një moment me rëndësi të jashtëzakonshme në procesin e zgjerimit. Këtë mëngjes zhvillojmë konferencën e anëtarësimit me Ukrainën. Më vonë, do të mbajmë konferenca të tilla edhe me Moldavinë, Malin e Zi dhe Shqipërinë. Gjatë vitit të kaluar, madje edhe më herët, kam vizituar kryeqytetet e të gjitha këtyre vendeve, ndërsa ministrat e tyre kanë vizituar gjithashtu Dublinin. Kemi pasur angazhime shumë të rëndësishme lidhur me zgjerimin dhe e shohim ditën e sotme si një moment vërtet shumë të rëndësishëm në këtë proces”, tha Thomas Byrne, ministër për çështje evropiane i Irlandës, vend që kryeson presidencën e BE-së.

Delegacionin shqiptar do ta udhëheqë kryeministri Edi Rama. Në konferencën ndërqeveritare do të mbyllen tre kapitujt e parë të negociatave.

“Ky është një moment historik për Shqipërinë, me fillimin e mbylljes së kapitujve të negociatave. Ndërkohë, Mali i Zi, që mbetet vendi kryesues në procesin e anëtarësimit, sot mbyll edhe dy kapituj të tjerë, duke e çuar në 18 numrin e kapitujve të mbyllur nga gjithsej 33, pra më shumë se gjysmën. Prandaj, kjo është një ditë për t’u festuar, por edhe një ditë për të parë përpara dhe për të punuar edhe më fort. Vendet anëtare e mbështesin këtë proces, por vetëm nëse vendet kandidate vazhdojnë të përmbushin detyrimet e tyre”, tha Marta Kos, Komisionere për Zgjerim:

Tirana dhe Brukseli kanë gjithsej 33 kapituj për të mbyllur para përfundimit të procesit të anëtarësimit. Shqipëria synon t’i përmbyllë negociatat deri në fund të vitit 2027, por realizimi i këtij objektivi do të varet nga përparimi në zbatimin e reformave.

Gjithashtu lexoni:

Rama pritet nga Macron, merr pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve

Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë

Shpallen në kërkim babë e bir, policia u zbulon parcelën me drogë në fshatin Gështenjë të Kukësit

Reuters zbulon dosjen e SPAK-ut: Dyshime për falsifikim të dokumenteve të pronësisë në Zvërnec

Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi

Kosova News 14/07/2026 14/07/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
17° _ 16°
78%
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
33 °C
Sat
34 °C

Lajmet e Fundit

Yamal: Jemi kampionë të Evropës, s’kemi frikë nga askush
12:50 -14/07/2026
Në QKUK nis largimi i shtretërve të dëmtuar në Klinikën e Pediatrisë
12:27 -14/07/2026
Rikhehet në funksion A4-shi, pas riparimit vjetor
11:41 -14/07/2026
Kushtet në Pediatri, reagon PRAK-u, kërkon hetim transparent dhe mbrojtje të pacientëve
11:24 -14/07/2026
Guerot: Franca mbetet aleate e besueshme e Kosovës
11:04 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?