KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Me duar të lidhura e kokën poshtë, Milun Milenkoviq – Llune, dërgohet nga Policia e Kosovës në gjykatë (VIDEO)
Siguri

Me duar të lidhura e kokën poshtë, Milun Milenkoviq – Llune, dërgohet nga Policia e Kosovës në gjykatë (VIDEO)

Kosova News
Kosova News 14:25 -14/06/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Milun Milenkoviq, i njohur si “Llune”, që u arrestua të martën në veri të vendit për sulmet që bëri ndaj pjesëtarëve të KFOR-t dhe policisë, tashmë nga njësitet e Policisë së Kosovës është dërguar në gjykatë.

Ai dyshohet për disa vepra kriminale, ndërsa thuhet se është një nga udhëheqësit kryesorë të formacionit ilegal “Mbrojtja Civile”, që ka shkaktuar tensione në veri të vendit.

Seanca për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tij pritet të fillojë së shpejti.

Shihni VIDEO-n, kur Llune sillet në gjykatë:

“Llune” dyshohet se në grup me të dyshuar të tjerë pati organizuar sulmet ndaj objekteve të Komisioneve Komunale Zgjedhore me granata dore, sulmet ndaj zyrtarëve të KQZ-së dhe pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

Ai po ashtu dyshohet se ka sulmuar në disa raste të mitur, fëmijë shqiptarë, që jetojnë në Mitrovicën e Veriut.

Ai besohet të ketë pasur rol aktiv dhe ka qenë udhëheqës në organizimin e barrikadave në shtator të vitit 2021, gjatë tensioneve për reciprocitetin e targave, shkruan KOHA.

Ndërkaq së fundmi, siç konfirmoi edhe ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, “Llune” dyshohet se organizoi sulmet ndaj objekteve komunale, specifikisht në Zveçan, dhe sulmet ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, që përfunduan me 30 ushtarë të plagosur.

Sveçla njofton për arrestimin e njërit nga organizatorët e sulmeve ndaj KFOR-it, tre policë të lënduar në aksion

Arrestimi i Milenkoviqit të martën në veri u përcoll me lëshim të alarmit. Gjatë aksionit për arrestimin e tij u lënduan lehtë tre policë të Kosovës.

Që nga 26 maji, serbët në veri janë duke protestuar kundër vendosjes së kryetarëve të rinj të komunave në objektet komunale në veri. Protestat fillimisht ishin të dhunshme. Nga përplasjet pësuan 30 ushtarë të KFOR-it e disa policë të Kosovës. Situata më pas ka qëndruar më e qetë.

Më 2 qershor, kryeministri Albin Kurti në Kuvendin e Kosovës, pati publikuar një listë prej 30 emrash që dyshoheshin për përfshirje në grupin që organizonte sulmet ndaj institucioneve në veri. “Llune” nuk ishte përmendur në atë listë.

Kryeministri Kurti publikon emrat e disa organizatorëve kryesorë të trazirave në veri që përdorën dhunë

Gjithashtu lexoni:

Rritet interesimi i të rinjve për FSK-në, 234 aplikime për 44 vende

Gjykata Supreme pezullon gradimet në Policinë e Kosovës

Njësia Rajonale në Gjakovë shqipton 306 gjoba për përdorim të telefonit dhe konfiskon 44 patentë shoferë

Karabinierët italianë të KFOR-it patrullojnë në veri të vendit

Prokuroria kërkon paraburgim për tre persona për vrasjen e rëndë në Prizren

Kosova News 14/06/2023 14/06/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
overcast clouds
13° _ 13°
79%
1 km/h
Tue
28 °C
Wed
27 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

Shefi i CIA-s dyshon nëse Irani është i gatshëm për lëshime bërthamore
10:04 -16/06/2026
Publikohen çmimet e derivateve për sot
09:26 -16/06/2026
Numërohen 59% e votave të diasporës, ky është rezultati
09:08 -16/06/2026
IHMK: MotI me diell, pasdite priten reshje
08:42 -16/06/2026
Nuk ka fitues në ndeshjen Belgjikë – Egjipt
23:08 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?