KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Si parashikohet të jetë moti gjatë stinës së pranverës?
Lajme

Si parashikohet të jetë moti gjatë stinës së pranverës?

Kosova News
Kosova News 09:00 -14/02/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Parashikimet më të fundit afatgjata për pranverën e vitit 2026 tregojnë se dobësimi i fenomenit La Nina mund të ndikojë në kushtet sezonale të motit në Evropë.

Parashikohet një tendencë për presion më të ulët të ajrit mbi kontinent dhe presion më të lartë mbi veriun e largët, një model i zakonshëm në pranverat e lidhura me La Niñan, i cili konfirmohet edhe nga të dhënat historike.

Pranvera meteorologjike përfshin muajt mars, prill dhe maj. Ajo është një periudhë kalimtare nga dimri në verë, që sjell një gamë të gjerë kushtesh atmosferike, shkruan Severe Weather Europe.

Ngrohja stratosferike

Në stratosferë aktualisht po fillon një ngrohje e shpejtë, e cila mund të ndikojë në motin në fund të shkurtit dhe gjatë marsit, pra në fillim të pranverës meteorologjike.

Ngrohja stratosferike është një rritje e menjëhershme e temperaturës dhe presionit në stratosferë që shqetëson Polin e Veriut dhe, me kalimin e kohës, efektet e saj mund të shtrihen deri në shtresat më të ulëta të atmosferës.

Parashikimet për stratosferën, në lartësi rreth 30 kilometra, tregojnë një valë të fortë ngrohjeje, me temperatura deri në 40 gradë Celsius mbi normalen. Pritet që ky fenomen të favorizojë krijimin e zonave me presion të lartë mbi Grenlandë, duke hapur hapësirë për zona me presion të ulët mbi Evropën Perëndimore dhe Qendrore.

Kjo situatë mund të sjellë mot më të paqëndrueshëm, me temperatura nën mesataren në pjesët perëndimore, qendrore dhe veriore të Evropës, si dhe me reshje më të shumta në Evropën Perëndimore, Qendrore dhe Jugore.

Dobësimi i La Ninës

Afatgjatë, pritet që modelet e motit pranveror të ndikohen nga ndryshimet në Paqësor. La Nina, faza e temperaturave më të ulëta të oqeanit në Paqësorin tropikal, po dobësohet. Analizat më të fundit tregojnë se anomalitë e ftohta po tërhiqen gradualisht, ndërsa në pjesën lindore të rajonit tashmë po shfaqen anomali më të ngrohta.

Parashikimet afatgjata sinjalizojnë përfundimin e La Ninës dhe një kalim të mundshëm të shpejtë drejt fazës së El Niño, që mund të ndodhë që në verë. Një tranzicion i tillë i shpejtë është regjistruar disa herë edhe në të kaluarën. Analiza e atyre viteve tregon një tendencë për presion më të ulët të ajrit mbi Evropë gjatë pranverës, me presion më të lartë në veri.

Të dhënat historike të temperaturave për këto periudha tregojnë një prirje për temperatura nën mesatare, veçanërisht në pjesët veriore, qendrore dhe perëndimore të kontinentit. Kjo lidhet me një rrjedhje më të shpeshtë veri-lindore të ajrit, e cila favorizon depërtimin e masave ajrore më të ftohta drejt Evropës.

Parashikimi i ECMWF-së

Modeli evropian ECMWF për pranverën, pra për muajt mars, prill dhe maj, parashikon krijimin e një zone me presion të lartë mbi Atlantikun Verior dhe Evropën Juglindore.

Megjithatë, mbi pjesët qendrore dhe perëndimore të kontinentit pritet të vazhdojë tendenca e presionit më të ulët, e ngjashme me modelet e viteve kur La Niña po dobësohej.

Si pasojë, parashikimet e temperaturave tregojnë mot më të ngrohtë drejt juglindjes së Evropës, ndërsa në pjesët perëndimore, veriore dhe veri-qendrore pritet një tendencë për temperatura normale deri nën mesatare.

Sa i përket reshjeve, pritet një pranverë më e lagësht në pjesën më të madhe të kontinentit, çka është në përputhje me praninë e zonave me presion të ulët.

A mund të ketë borë?

Si një stinë kalimtare, pranvera mund të sjellë ende reshje bore, veçanërisht në gjysmën e parë të sezonit. Parashikimi i kombinuar i ECMWF dhe UK Met Office për muajin mars tregon sasi bore më të ulëta se mesatarja.

Megjithatë, parashikimi për prillin paraqitet më interesant, pasi sinjalizon sasi bore normale deri mbi mesatare në Evropën veri-qendrore, si edhe drejt veriut dhe lindjes së kontinentit.

Kjo situatë mund të lidhet me një zonë më të theksuar me presion të ulët mbi pjesën qendrore të Evropës gjatë prillit, e cila, në kombinim me presionin më të lartë në veri, favorizon rrjedhje veri-lindore të ajrit dhe krijimin e kushteve më të ftohta, të përshtatshme për reshje bore. /Telegrafi/

Gjithashtu lexoni:

Qeveria ndan mbi 2 milionë euro për RTK-në

Mbyllet për tetë ditë rruga nga rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit

Fillon sanimi i rrugës Prevallë–Shtërpcë

Obiliqi subvencionon transportin publik nga e hëna

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Kosova News 14/02/2026 14/02/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
16° _ 13°
69%
Sat
32 °C
Sun
29 °C
Mon
27 °C
Tue
32 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht Belgjikën dhe kalon në gjysmëfinale
23:04 -10/07/2026
Policia dhe Dogana parandalojnë kontrabandën nga një shtetas i huaj
22:30 -10/07/2026
Qeveria ndan mbi 2 milionë euro për RTK-në
21:57 -10/07/2026
Mbyllet për tetë ditë rruga nga rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit
21:26 -10/07/2026
Fillon sanimi i rrugës Prevallë–Shtërpcë
21:06 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?