KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shumica e mësimdhënësve të pranishëm në proces mësimor, mungojnë nxënësit
Arsim

Shumica e mësimdhënësve të pranishëm në proces mësimor, mungojnë nxënësit

Kosova News
Kosova News 16:29 -15/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Procesi mësimor po realizohet pjesshëm këtë të shtunë, sipas kalendarit të përcaktuar nga MAShTI, për zëvendësimin e orëve të humbura gjatë grevës.

Mësimdhënësit kryesisht janë te pranishëm në shkolla, por në disa klasa mungojnë nxënësit.

Në shkollën “Ismaj Qemajli” klasat e para po mbajnë mësim vetëm në disa klasa për shkak të mungesës së nxënësve.

Në këtë shkollë, në të dy ndërrimet, me përqindje, 75% prej nxënësve mungojnë në procesin mësimor, tha Mimoza Krasniqi, drejtoreshë e shkollës.

Por për dallim nga shkollat tjera këtu herët vërehet një numër më i madh i nxënësve.

Ndërsa ne shkollën “7 Marsi” e cila numëron më pak nxënës për dallim nga këto shkollat tjera në ndërrimin e paradites të pranishëm kanë qenë përafërsisht 80 nxënës, tha Hyke Rexhaj, drejtoreshë e shkollës.

Në shkollën “Faik Konica” në orën 13:30 fillon ndërrimi tjetër, shihet një numër i nxënësve të cilët kanë ardhur në përcjellje te prindërve për të mbajtur orët e humbura mësimore.

Disa prindër nuk duan fare të komentojnë për këtë çështje e disa e vlerësojnë të domosdoshëm kompensimin e këtyre orëve.

Ndërsa disa të tjerë janë kthyer prapa, sepse në klasat e fëmijëve të tyre nuk ka pasur nxënës të tjerë.

Në shkollën Faik Konica, klasat 6-7-8 nga numri total 449, 32 nxënës paradite ishin prezentë, tha për RTK Blerim Dalipi, zëvendësdrejtor.

Bëhet e ditur se edhe shkolla ” Xhemajl Mustafa” është e hapur, por mësimi po zhvillohet në pak klasa, me pak nxënës.

Valdrin Dervishaj nga MASHTI, theksoi se Inspektorët tashmë janë në terren nga ora 7:30 dhe sipas informatave, shumica e mësimdhënësve i janë përgjigjur pozitivisht kalendarit të vitit shkollor.

Këshilli i Prindërve: Në Prishtinë shumica e nxënësve me të drejtë kanë munguar në shkolla
MASHT del në terren: Shumica e mësimdhënësve i janë përgjigjur pozitivisht kalendarit të vitit shkollor

Gjithashtu lexoni:

Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit

Rreth 300 studentë nga vende të ndryshme të botës i bashkohen Universitetit Veror në Prishtinë

MASh fillon hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+

Ministri Çeku, në Simpoziumin Shkencor “Qëndrimet dhe vlerat në kurrikula dhe roli i tyre në edukimin e gjeneratave të reja”

UP hap konkursin për pranimin e studentëve për vitin akademik 2026/2027

Kosova News 15/10/2022 15/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Ballkani barazon në ndeshjen e parë me Connah’s Quay Nomads në Uellsi
22:55 -08/07/2026
ShBA-ja sulmon sërish Iranin
22:42 -08/07/2026
Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së
22:00 -08/07/2026
Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit
21:29 -08/07/2026
Rizvanolli dhe Karakaç diskutojnë për prioritetet e përbashkëta në sektorin e energjisë
21:22 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?