Një person është arrestuar të mërkurën në Ferizaj për keqpërdorim të fëmijëve në pornografi.
Ai shpërndau video në rrjete sociale me përmbajtje të abuzimit seksual me fëmijë.
“Një mashkull kosovar, është arrestuar për arsye se i njëjti kishte shpërndarë në rrjete sociale disa video me përmbajtje të abuzimit seksual me fëmijë. Nga i dyshuari është sekuestruar një telefon celular me të cilin dyshohet se është kryer vepra”, thuhet në raportin e PK-së.
Me vendim të prokurorit, i njëjti pas intervistimit është dërguar në mbajtje.


