KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Serbi i akuzuar për krime lufte në Prizren s’e pranon fajësinë, ndërhyn familjari
Siguri

Serbi i akuzuar për krime lufte në Prizren s’e pranon fajësinë, ndërhyn familjari

Kosova News
Kosova News 15:45 -21/06/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Me tensione të mëdha është përcjellë seanca gjyqësore ndaj serbit Millosh Pleskoviq, pasi ky i fundit nuk e pranoi fajësinë. E mospranimi i fajësisë, irritoi vëllain e viktimave, i cili më pas u largua nga zyrtarët e Shërbimit Korrektues.

Fillimisht, prokurori i rastit, Ilir Morina, lexoi aktakuzën me të cilën e ngarkon serbin, Pleskoviq. Tha se i njëjti ka kryer vrasjen e dy vëllezërve, Binak dhe Reshat Daçaj, gjatë luftës së fundit në Kosovë.

“Prokuroria e Kosovës me datën 06.06.2024 ka ngritur aktakuzë ndaj Millosh Pleakoviq. I ka shkelur rëndë rregullat e së drejtës ndërkombëtare kundër personave civil. Duke kryer vrasjen e binjakeve Binak dhe Reshat Daçaj, në periudhën kohore forcat policore ushtarake të Serbisë ishin stacionuar në kundrën rrethi Prizrenit për shkak të konfliktit të armatosur. Ndërsa 11 shtator 1998 ne afërsi të Prizren viktimat kanë shkuar në malin e tyre për të marr dru për ngrohje dhe derisa ishin duke ecur kanë hasur në  7-8 persona të forcave serbe. Fillimisht i kanë kërkuar qe të ndaleshin pastaj i kanë fyer, në atë moment i pandehuri ka shtënë me kallashnikov. Viktimat kanë mbetur në vendin e ngjarjes të vrarë për shkak të shtënave me armë… Viktimat ishin të gjymtuar, njëri nga ata nuk e kishte kokën në trup”, thuhet në dosjen e Prokurorisë, të lexuar nga prokurori Morina.

I akuzuari në fjalën e tij nuk e pranoi fajësinë, dhe tha se për këto vrasje “duhet të gjykohet ai që e ka kryer veprën”.

“Nuk e pranoj aktakuzën më vjen keq për viktimat, duhet të përgjigjet ai që e ka kryer atë krim dhe jo unë”, tha Pleskoviq.

Ndaj të akuzuarit me nofkën “Qeli” ka edhe një procedurë tjetër si i akuzuar për tjetër vepër penale.

Pala e dëmtuar ka kërkuar kompensim të dëmit në rast se Pleskoviq del fajtor në fund të gjykimit.

Avokatja e të pandehurit kërkoi për ndryshimin e masës së sigurisë, mirëpo u kundërshtua nga ana e prokurorit, Ilir Morina. Sipas Morinës, gjendet një dëshmitar anonim që ka frikë nëse Pleskoviq është i lirë.

“Mendoj që kërkesa për ndryshimin e masës të refuzohet sepse nuk ka ndryshuar asnjë formë juridike. E vetmja mundësi bazë është mundësia e arratisjes. Siç e din Gjykata kemi një dëshmitar anonim i cili ka frikë për jetën e vet dhe mbi bazën e kësaj nëse i pandehuri gjendet në liri mund t’ia rrezikoj jetën e tij. Sa i përket bazës se arratisjes i kemi dhënë arsyet me shkrim të aktakuzës”, tha prokurori Morina./EO

Gjithashtu lexoni:

Drejtues të lartë ushtarakë të Gardës së Iowas përcjellin nga afër ushtrimin e përbashkët me FSK-në

Policia e Kosovës shqiptoi 1,880 gjoba trafiku brenda 24 orëve, regjistrohen 71 aksidente

Arrestohet 24-vjeçari i dënuar me 2 vjet burgim për përdorim të armës dhe armëmbajtje pa leje

Inspektorati i Kryeqytetit gjobit një qytetar në Prishtinë me 200 euro për hedhje të paligjshme të mbeturinave

Vdekje e dyshimtë në Zveçan, një burrë gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij

Kosova News 21/06/2024 21/06/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
76%
1 km/h
Sat
29 °C
Sun
30 °C
Mon
28 °C
Tue
30 °C
Wed
27 °C

Lajmet e Fundit

Drejtues të lartë ushtarakë të Gardës së Iowas përcjellin nga afër ushtrimin e përbashkët me FSK-në
13:56 -20/06/2026
Policia e Kosovës shqiptoi 1,880 gjoba trafiku brenda 24 orëve, regjistrohen 71 aksidente
13:46 -20/06/2026
MINTI: Do të themelohet divizioni për gratë ndërmarrëse në Agjencinë e Re për Ndërmarrësi dhe Inovacion
13:43 -20/06/2026
Arrestohet 24-vjeçari i dënuar me 2 vjet burgim për përdorim të armës dhe armëmbajtje pa leje
13:40 -20/06/2026
Kurti: Do të vazhdojmë të mbështesim gratë ndërmarrëse
12:24 -20/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?