KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Prokuroria: Radojeviqi bashkë me të tjerë fshehën trupat e 23 viktimave në dy varreza
Lajme

Prokuroria: Radojeviqi bashkë me të tjerë fshehën trupat e 23 viktimave në dy varreza

KosovaNewss
KosovaNewss 19:22 -04/08/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

I dyshuari i tretë për krime lufte në Zubin-Potok, akuzohet se ka marrë pjesë në maltretimin e më pas ekzekutimin e 23 intelektualëve shqiptarë. Sipas versionit të prokurorisë që përshkruhet në vendimin për paraburgim që e ka marrë Gjykata, Radojeviq bashkë me të tjerë fshehën trupat e viktimave në dy varreza masive, që u zbuluan brenda një jave

I arrestuari i tretë në Zubin-Potok, Jugosllav Radojeviq, dyshohet se me persona të tjerë është mobilizuar për vrasjen e më pas fshehjen e trupave të pajetë të 23 intelektualëve shqiptarë, që në prill të 1999-s u ndaluan dhe u ekzekutuan derisa ndodheshin rrugës për në Mal të Zi.

Roli i tij përshkruhet në vendimin që ka marrë gjykata për masë paraburgimi, e një kopje të të cilit e ka siguruar KOHA.

Mbështetur në të, Radojeviq ka qenë pjesëtar i Mbrojtjes Territoriale Ushtarake të ish-Jugosllavisë. Ai bashkë me të tjerët dyshohet se, pas ekzekutimit, i kanë varrosur viktimat në dy varrezat masive, të zbuluara së fundmi.

“Me qëllim të fshehjes së krimit, në bashkëkryerje me të dyshuar të tjerë të identifikuar, i kanë varrosur viktimat në fundin e një livadhi te vendi i quajtur Melaja, në fshatin Kalludra e Vogël, afër lumit me qëllim që t’i fshehin gjurmët e krimit. Ndërsa më datën 18.04.1999, janë vrarë edhe S.F., S.F., D.I dhe R.I., me armë zjarri. Të njëjtët pasi i kanë vrarë dhe në bashkëkryerje me persona të tjerë i kanë varrosur në fshatin Jabukë të Zubin-Potokut”, ka thënë  prokurorja Florije Salihu-Shamolli para gjykatës.

Prokuroria ka treguar edhe versionin e dëshmitarit me inicialet M. F., i cili i ka mbijetuar krimit: Atë fillimisht e kanë sulmuar dhe pastaj e kanë urdhëruar që t’i vërë duart mbrapa kokës që të vazhdojë në drejtim të malit, e më pas të pandehurit kanë shtënë me armë në drejtim të tij, duke i shkaktuar plagë në kokë dhe kraharor.

 “Në atë moment viktima rrëzohet dhe humb vetëdijen, por dëgjon krismën e armëve, dhe kur i kthehet vetëdija e vëren se familjarët dhe policia nuk ishin në vendin e ngjarjes. Vazhdon në gjendje të rëndë duke u futur në male dhe duke e vazhduar rrugën deri në fshatin Germov, ku merr ndihmën e parë nga një kushërirë e tij, e cila me profesion ishte teknike medicinale”, ka thënë prokurorja Salihu-Shamolli.

E pretendimet e Prokurorisë, në seancën dëgjimore i ka kundërshtuar avokati Nebojsha Vllajiq që e mbron Radojeviqin.

“Sa i përket arsyes për paraburgim dyshimi i bazuar nuk ekziston. Ne nuk e kemi as dëshminë se Jugosllavi ka qenë aty. I vetmi fakt që prokuroria thirret është deklarata e ndonjë dëshmitari anonim. Prokurorja thotë se deklarata është e njohur për të dhe gjykatën, për mua nuk është e njohur, ju duhet të më tregoni atë mua, ajo është fakt vendimtar”, ka thënë ai.

Si avokati ka folur edhe i pandehuri Radojeviq.

“Pajtohem me të gjitha thëniet e avokatit tim. Kam shumë çka të tregoj, por ta keni parasysh faktin se deri në vitin 2008 nuk kam qenë shtetas i Kosovës”, ka thënë Radojeviq.

Të hënën, Gjykata Themelore në Prishtinë ia caktoi një muaj paraburgim Radojeviqit, që dyshohet për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile”, të kryera në komunën e Zubin-Potokut.

Përveç, tij, javën e kaluar u arrestuan edhe dy të dyshuar të tjerë për të njëjtën vepër penale. Menjëherë pas arrestimit, të martën e javës së shkuar u zbulua varrezë masive në fshatin Kalludër të Zubin-Potokut, ndërsa të dielën edhe në Jabukë të kësaj komune.

Gjithashtu lexoni:

BE-ja sërish kërkon pezullimin e rrënimeve afër liqenit të Ujmanit

Kurti: Kosova gati për një ngjarje historike sportive

Nisin përgatitjet për Lojërat Mesdhetare, Kurti mbledh Komitetin Organizativ

Kontrolle në sektorin e qumështit, 93 mospërputhje, 46 produkte rezultuan me vaj palme

Komuna e Drenasit hap aplikimin për shfrytëzimin e përkohshëm të hapësirave publike në shesh

KosovaNewss 04/08/2026 04/08/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
33°C
Pristina
clear sky
33° _ 31°
23%
2 km/h
Tue
33 °C
Wed
34 °C
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
35 °C

Lajmet e Fundit

BE-ja, 100 milionë euro për Shqipërinë
19:51 -04/08/2026
BE-ja sërish kërkon pezullimin e rrënimeve afër liqenit të Ujmanit
18:39 -04/08/2026
Nis takimi ndërmjet Kurtit dhe Abdixhikut
18:32 -04/08/2026
Përurohet rehabilitimi i kanalit të Ibër-Lepencit prej 18 milionë euro, Kurti: Investim strategjik për mbrojtjen e kanalit dhe sigurinë ujore të vendit
16:37 -04/08/2026
Muja: Në mostrat e qumështit UHT të “Vitës” është konstatuar prania e vajit të palmës dhe qumështit pluhur
16:14 -04/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?