KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » SBASHK: Dalja në marsh është akt moral dhe qytetar
Lajme

SBASHK: Dalja në marsh është akt moral dhe qytetar

Kosova News
Kosova News 12:38 -06/02/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryesia e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), pas konsultimeve me strukturat sindikale në të gjithë vendin, ka bërë thirrje për mobilizim qytetar dhe sindikal në përkrahje të marshit qytetar “Drejtësi, jo politikë!”, i cili do të mbahet më 17 shkurt, në Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, në Prishtinë.

Sipas SBASHK-ut, ky marsh organizohet nga platforma “Liria ka Emër” dhe është plotësisht jo politik, duke përfaqësuar një thirrje qytetare për drejtësi të paanshme dhe për respektimin e sakrificës së çlirimtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët prej më shumë se pesë vitesh po mbahen në paraburgim.

Në njoftimin e saj, SBASHK thekson se kjo çështje ka peshë të veçantë sindikale dhe historike, pasi shumë nga çlirimtarët e UÇK-së ishin njëkohësisht arsimtarë dhe punëtorë të arsimit, të cilët u larguan dhunshëm nga vendet e tyre të punës gjatë regjimit të Millosheviqit. Në vitet e okupimit, ishin pikërisht mësimdhënësit ata që mbajtën gjallë arsimin në gjuhën shqipe, dinjitetin kombëtar dhe shpresën për liri.

SBASHK vlerëson se falë sakrificës së tyre, luftës së drejtë të UÇK-së dhe përkrahjes së aleatëve ndërkombëtarë, sot Kosova është shtet i lirë dhe sovran. Sipas sindikatës, përballë padrejtësive të zgjatura ndaj atyre që kontribuuan për lirinë, heshtja nuk është opsion.

“Dalja në këtë marsh nuk është akt politik, por akt moral dhe qytetar. Është shprehje e ndërgjegjes sonë kolektive dhe vazhdimësi e misionit sindikal për mbrojtjen e dinjitetit njerëzor dhe të së vërtetës”, thuhet në njoftim.

SBASHK u bën thirrje të gjithë anëtarëve të saj që, në mënyrë vullnetare, pa asnjë detyrim dhe larg çdo angazhimi politik, t’i bashkohen Marshit “Drejtësi, jo politikë!”, për të dhënë një mesazh të fuqishëm uniteti dhe kërkese për drejtësi të paanshme.

“Pjesëmarrja juaj është zë për drejtësinë, respekt për sakrificën dhe përgjegjësi ndaj historisë sonë”, përfundon thirrja e SBASHK-ut.

Gjithashtu lexoni:

Qeveria ndan mbi 2 milionë euro për RTK-në

Mbyllet për tetë ditë rruga nga rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit

Fillon sanimi i rrugës Prevallë–Shtërpcë

Obiliqi subvencionon transportin publik nga e hëna

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Kosova News 06/02/2026 06/02/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
16° _ 13°
69%
Sat
32 °C
Sun
29 °C
Mon
27 °C
Tue
32 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht Belgjikën dhe kalon në gjysmëfinale
23:04 -10/07/2026
Policia dhe Dogana parandalojnë kontrabandën nga një shtetas i huaj
22:30 -10/07/2026
Qeveria ndan mbi 2 milionë euro për RTK-në
21:57 -10/07/2026
Mbyllet për tetë ditë rruga nga rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit
21:26 -10/07/2026
Fillon sanimi i rrugës Prevallë–Shtërpcë
21:06 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?