KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rizvanolli: Qytetarët që kanë pranuar fatura të larta, të kërkojnë sqarime nga Ngrohtorja e Gjakovës
Ekonomi

Rizvanolli: Qytetarët që kanë pranuar fatura të larta, të kërkojnë sqarime nga Ngrohtorja e Gjakovës

Kosova News
Kosova News 09:51 -21/11/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli e ka vizituar Ngrohtoren e Qytetit të Gjakovës, ku u bë e ditur se Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Ekonomisë e ka subvencionuar këtë ndërmarrje me 1.8 milion euro, me qëllim që çmimi i ngrohjes për qytetarët të jetë i përballueshëm.


Gjatë takimit që Rizvanolli ka pasur me menaxhmentin e kësaj ndërmarrjeje komunale të qytetit të Gjakovës, u theksua se Ministria e Ekonomisë ka pasur marrëveshje me partnerët ndërkombëtarë, të cilët e kanë financuar ndërtimin e projektit që të subvencionojnë ndërmarrjen me nga 300 mijë euro në vit për tri vite për blerjen e biomasës, pra 900 mijë euro në total.


“Përtej kësaj marrëveshjeje, Ministria e Ekonomisë e ka vazhduar subvencionimin e ndërmarrjes për vitin e katërt me radhë për 300 mijë euro, ndërsa në vitin e dytë të operimit (dimri 2022-2023) ka trefishuar subvencionin në 900 mijë euro. Pra, Qeveria e Republikës së Kosovës, deri më sot e ka subvencionuar NQ të Gjakovës me 1.8 milionë euro, dyfishin e asaj që ka qenë e dakorduar fillimisht”, thuhet në njoftimin e ministrisë.


Rizvanolli po ashtu ka theksuar se kjo mbështetje është dhënë me qëllim që çmimi për qytetarët të jetë i përballueshëm, prandaj jemi të shqetësuar që shumë qytetarë kanë pranuar fatura tejet të larta, përkundër faktit që tarifat nga ZRrE nuk janë rritur.
Dje e vizitova Ngrohtoren e Gjakovës për t’u informuar rreth kësaj çështje dhe i inkurajova që të kenë komunikim të ngushtë me qytetarët për të ndihmuar në zgjidhjen e këtij problemi. Falënderoj kryeshefin Blerim Halilaj dhe ekipin për diskutimin e frytshëm”,  ka theksuar Rizvanolli.


Ajo i ka njoftuar qytetarët që kanë pasur probleme të tilla, që sipas legjislacionit në fuqi autoriteti i parë për adresimin e ankesës (që duhet të bëhet jo më larg se 45 ditë pas pranimit të faturës) është ngrohtorja, ndërsa autoriteti kompetent për shqyrtimin e ankesave të konsumatorëve në rast të mosadresimit të çështjes në mënyrën e duhur është Zyra e Rregullatorit të Energjisë.


“Gjithashtu, inkurajoj qytetarët që të kërkojnë sqarime nga ngrohtorja për hapat që duhet të ndërmarrin për të ulur faturën. Jam e bindur që me një bashkëpunim të ngushtë mes qytetarëve dhe ngrohtores ka hapësirë që këto sfida të tejkalohen dhe qytetarët të vazhdojnë t’i shfrytëzojnë shërbimet e ngrohtores”, ka bërë thirrje Rizvanolli.

Gjithashtu lexoni:

Pacolli paralajmëron gjoba deri në 5 mijë euro për ndotësit

Zbriti nga autobusi, gruaja nga Kosova vdiq pasi u godit nga automjeti duke kaluar autostradën në Shqipëri

SHBA-ja dhe Irani arrijnë marrëveshje për t`i dhënë fund luftës

KQZ-ja përmbyll vlerësimin e pakove të votimit me postë, 82,809 të aprovuara

Përballë sfidës me qentë endacakë, organizatat vendore dhe holandeze sigurojnë 50 mijë euro për sterilizim

Kosova News 21/11/2024 21/11/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
16° _ 16°
67%
1 km/h
Mon
27 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
24 °C

Lajmet e Fundit

Pjesë e ISIS-it më pas i riatdhesuar – Kush është Hysri Selimi që sot u dënua me 6 vite burgim për spiunazh nga Kosova në Serbi
11:37 -15/06/2026
“Ne kemi fituar zgjedhjet përsëri jashtëzakonisht bindshëm”, Gërvalla: Presim certifikimin e rezultateve para çdo diskutimi për koalicione
11:34 -15/06/2026
Gërvalla: Do të presim certifikimin e rezultateve para çdo diskutimi për koalicione
11:33 -15/06/2026
Ish-pjesëtari i ISIS-it dënohet për spiunazh në favor të Serbisë
11:31 -15/06/2026
Bie ndjeshëm çmimi i naftës pas marrëveshjes SHBA-Iran
11:15 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?